ForumIslamBosnaTražiKontaktŠuraLoginRegistruj se

Privatni kutak

IB - Dućan:

Zadnji tekstovi:

Podrži IB:

Zadnji postovi:

Poruke dana
Aferim dana:
Bezze dana:


Statistika
Poruka: 615062
Tema: 65066
Članova: 56473
Najnoviji član: hzqlvmvtsu


Popularno

+  IslamBosna Forum
|-+  Forum na drugim jezicima
| |-+  Shqipe
| | |-+  Biografitė e dijetarėve tanė islamė
0 Članova i 1 Gost citaju ovu temu. « prethodno sljedeće »
Stranica: 1 2 [3] 4 Idi dolje Printaj
Tema: Biografitė e dijetarėve tanė islamė  (Čitanja 10989 puta)
Muhamed Dolaku
Oflajn
Muško
16516
Vidi Profil WWW
« Odgovori #30 u: Decembar 23, 2010, 16:43:01 »


El Berrau Ibnu Malik El Ensarij


"Mos e caktoni el Berran nė krye tė ushtrisė ENSARIJ muslimane, nga frika se ai do t’i marrė nė qafė ushtarėt muslimanė pėr shkak tė guximit tė tij!”


Omer ibnul Hattabi Ishte flokėshprishur, trupvogėl e thatanik. Nė shikim tė parė syri e shikon me pėrbuzje dhe neveri.

Mirėpo, megjithatė, ai i mbyti njėqind pabesimtarė vetėm nė dy¬l¬uf¬tim, pėrveē tė tjerėve qė ka mbytur nė hovin e luftės me luftėtarėt e tjerė.

Ai ishte trimi i guximshėm pėr tė cilin Omeri u kishte shkruar mė¬kėmbėsve tė vet nė tė gjitha anėt qė mos ta caktojnė nė krye tė ushtrisė muslimane, pėr shkak tė frikės se ai do t’i marrė nė qafė ushtarėt pėr shkak tė guximit tė tij.

Ai ėshtė el Berra ibnu Malik el Ensarij, vėllai i Enes ibnu Malik el Ensariut, shėrbėtorit tė Pejgamberit a.s.

Nėse ia nisim t’i numėrojnė heroizmat e el Berra ibnu Malikut, lypset njė kohė e gjatė dhe hapėsirė e gjerė. Pėr kėtė e shohim tė arsyeshme qė tė pėrmendim kėtu vetėm njėrin prej heroizmave tė tij tė shumtė dhe kjo tė rrėfen edhe pėr trimėritė e tij tė tjera.

* * *



Kjo ngjarje fillon nė ēastet e para tė vdekjes sė Pejgamberit a.s. dhe ngritjes sė shpirtit tė tij te Krijuesi i tij. Atėherė kur fiset arabe nisėn ta braktisin fenė e Allahut xh.sh. grupe grupe, ashtu si¬kurse kishin hyrė nė tė grupe grupe, saqė nuk mbetėn nė fenė islame vetėm banorėt e Mekės, Medinės, Taifit dhe disa grupe aty  kėtu, nė zemrat e tė cilėve Allahu xh.sh. e kishte ngulitur besimin.

* *



Ebu Bekr Es Siddiku iu kundėrvu kėsaj kryengritjeje shkatėrrue¬se dhe qėndroi para saj si malet. Pėr shuarjen e saj ai pėrgatiti njėmbėdhjetė ushtri prej ensarėve dhe muhaxhi-rėve. Komandantėve tė ushtrive ua dha njėmbėdhjetė flamuj dhe i dėrgoi nė anė tė ndryshme tė Gadishullit Arabik qė t’i kthejnė renegatėt nė rrugėn e drejtė dhe tė vėrtetė e t’i detyrojnė devi¬juesit tė kthehen nė rrugėn e vėrtetė islame edhe me pėrdorimin e shpatės.Tradhtari mė i fuqishėm dhe me numėr mė tė madh ithtarėsh ish¬te Musejlemetul Kedhabi nga fisi benu Hanife.

Nga gjiri i popullit dhe i aleatėve tė tjerė Musejleme pati sukses tė tubojė rreth vetes dyzet mijė luftėtarė tė rreptė.

Ata e kishin pėrkrahur pėr shkak tė lidhjeve fisnore e jo pėr shkak tė besimit nė tė. Disa prej tyre thoshnin:

Dėshmoj se Musejlemeja ėshtė gėnjeshtar,ndėrsa Muhammedi ėshtė i sinqertė,

mirėpo, gėnjeshtari i Rebias,

ėshtė mė i dashur pėr ne se i sinqerti i Mudarit.

* * *



Musejlemeja kishte ngadhėnjyer kundėr ushtrisė sė parė tė muslimanėve nėn udhėheqjen e Ikreme ibnu ebi Xhehlit dhe e kishte de¬ty¬ruar atė tė zmbrapset.

Pėr kėtė Ebu Bekr Es sidiku u detyrua tė dėrgojė ushtrinė e dytė nėn udhėheqjen e Halid bin Velidit, nė pėrbėrjen e sė cilės ish¬te njė numėr i madh i sahabėve tė Pejgamberit a.s. prej ensarėve dhe muhaxhirėve. Nė krye tė tyre ishte el Berrau ibnu Malik el Ensa¬ri dhe njė numėr i trimave muslimanė.

* * *



Dy ushtritė u takuan nė tokėn e Jemames nė Nexhd. Pas njė ko¬he fare tė shkurtėr, ushtria e Musejlemes tregoi epėrsi tė dukshme ndaj ushtrisė muslimane. Ushtarėt muslimanė filluan tė tėrhiqen nga pozitat e tyre, derisa ithtarėt e Musejlemes e morėn tendėn e ma¬dhe tė Halid bin Velidit dhe e nxorėn atė me themel. Nė atė rrėmu¬jė gati sa nuk mbytėn edhe gruan e tij, sikur tė mos e merrte nėn mbrojtje njėri prej palės kundėrshtare.

Nė atė moment muslimanėt e hetuan se u kanoset rreziku i madh dhe e kuptuan se, nėse ata pėsojnė disfatė para Musejlemes, Islami mė nuk do tė mėkėmbet pas kėsaj dite dhe Allahu i Vetėm nuk do tė adhurohet mė nė Gadishullin Arabik.Halid ibnu Velidi pa humbur kohė u ngrit dhe bėri riorganizimin e ushtrisė sė tij. I dalloi muhaxhirėt nga ensa-rėt, ndėrkaq fiset noma¬de arabe i ndau veē e veē.

I tuboi bijtė e ēdo babai nėn njė flamur me qėllim qė tė shohė rezul¬tatet e secilės palė nė luftė dhe se prej cilės anė po goditen muslimanėt.

* * *



Nė mes tė dy palėve u zhvillua njė luftė e ashpėr, tė cilėn muslimanėt nuk e kishin pėrjetuar mė parė. Populli i Musejlemes qėnd¬roi nė fushė tė betejės sikurse malet e larta dhe nuk i frikėsoi aspak e dhėna se nė mesin e tyre kishte shumė tė vrarė. Nė atė luftė muslimanėt treguan heroizėm tė paparė dhe sikur tė tuboheshin tė gjitha ato heroizma, do tė ishte njėra prej epopeve mė tė bukura nė his¬torinė e njerėzimit.

Ky ėshtė Thabit ibnu Kajsi, mbartės i flamurit tė ensarė-ve, njeri qė pėrgatitet pėr vdekje, pret qefinin dhe ia hap vetes njė gropė nė tokė, zbret nė tė deri nėn gju dhe qėndron nė pozitėn e tij duke e mbrojtur flamurin e popullit tė vet derisa bie dėshmor.

Ky ėshtė Zejd ibnul Hattabi, vėllai i Omer ibnul Hattabit r.a. duke u bėrė thirrje muslimanėve:

- O ju njerėz, shtrėngoni dhėmbėt, sulmoni armikun tuaj dhe shkoni pėrpara!

O ju njerėz, betohem nė Allahun se nuk do tė flas mė pas kėsaj fjale, asnjėherė, derisa tė pėsojė disfatė Musejle-meja apo unė ta takoj Allahun dhe t’ia paraqes Atij faktet e mia.

Pas kėsaj e sulmoi armikun me tėrė fuqinė dhe luftoi derisa ra dėshmor.

Ky ėshtė Salimi, robi i Ebu Hudhejfes, e mban flamurin e muha¬xhi¬rėve dhe populli i tij ia ka frikėn se mos do tė dobėsohet apo do tė luhatet dhe i thotė:

[FONT='Arial Black','sans-serif']- Ne kemi frikė se mos do tė kalojmė ty. Kurse ai u pėrgjigj: “Nėse mė kaloni mua, sa mbartės i keq i Kur’anit jam unė!”

Pastaj u vėrsul mbi armiqtė e Allahut derisa u plagos rėndė.

Mirėpo, heroizmat e tė gjithėve janė tė vogla nė krahasim me he¬roizmin e el Berrau ibnu Malikut r.a.

Halid ibnul Velidi kur pa se zjarri i luftės sa vinte e bėhej mė i nxehtė, iu drejtua el Berra ibnu Malikut dhe i tha:

- Shko tek ata, o djalosh i ensarėve!

El Berrau iu drejtua popullit tė vet me kėto fjalė:

- O popull i ensarėve, mos tė mendojė askush prej jush se do tė kthehet nė Medinė. Nuk ka Medinė pėr ju pas sotit! Ekziston vetėm Allahu i Madhėrishėm e pastaj xheneti!”

Pastaj u vėrsul si vetėtima mbi pabesimtarėt e me tė u vėrsul edhe populli i tij. Si vetėtima i shpėrthente radhėt dhe me shpatėn e tij tė mprehtė i prente qafat e armiqve tė Allahut, derisa u lėkund dheu nėn kėmbėt e Musejlemes dhe ithtarėve tė tij, prandaj kėrkuan shpėtim nė kopshtin, qė u njoh nė histori mė vonė me emrin “Kopshti i vdekjes”, pėr shkak tė numrit tė madh tė tė vdekurve nė tė atė ditė.

* * *



Kopshti i vdekjes ishte i gjerė dhe me mure tė larta. Musejlemeja dhe disa mijėra ushtarė tė tij hynė brenda, i mbyllėn dyert e kop¬shtit dhe mbroheshin nė sajė tė mureve tė tij tė larta. Pastaj filluan t’i gjuajnė muslimanėt me shigjeta, tė cilat binin sikurse shiu.

Nė kėtė situatė pa shtegdalje u paraqit heroi dhe trimi i muslimanėve El Berrau ibnu Maliku dhe tha:

- O popull, mė vėni mua nė njė mburojė dhe ēojeni lartė mburojen me shigjeta e pastaj mė gjuani nė kopsht afėr derės. Ose do tė bie dėshmor ose do t’ua hap derėn juve qė tė hyni brenda.

* * *



Sa ēel e mbyll sytė, el Berra ibnu Malik u ul nė mburojė. Ishte thatanik dhe i lehtė. Pėr njė ēast e ngritėn atė dhjetėra shigjeta dhe e hodhėn nė kopshtin e vdekjes, nė mesin e disa mijėra ushta¬rėve tė Musejlemes. Ai zbriti mbi ta sikurse rrufeja. Luftoi me ata para derės sė kopshtit me shpatėn e tij derisa i mbyti dhjetė prej tyre dhe e hapi derėn, e nė trupin e tij kishte mbi tetėdhjetė plagė prej gjuajtjeve me shigjeta apo nga tė rėnat me shpatė. Muslimanėt menjėherė vėrshuan si bletėt nė kopshtin e vdekjes nga muret apo dyert e tij dhe i shtinė nė veprim shpatat e tyre nė qafat e tradh¬tarėve, tė cilėt ishin tė mbrojtur nga muret e larta tė kopshtit, derisa i vranė afėr njėzet mijė veta dhe arritėn deri te Musejlemeja dhe e mbytėn edhe atė.

* * *



El Berranė e morėn shokėt e tij dhe e dėrguan te tenda e vet qė tė shėrohet nga plagėt e marra. Halid ibnul Velidi ia shėroi plagėt pėr afro njė muaj, derisa Allahu e shėroi dhe ua mundėsoi muslimanėve fitoren nga duart e tij.

* * *



El Berra ibnu Malik el Ensariju vazhdoi tė kėrkojė rastin tė bjerė dėshmor, rast ky i cili nuk iu dha nė kopshtin e vdekjes.

Ai vazhdoi tė marrė pjesė nė tė gjitha luftėrat, njėra pas tjet¬rės, duke dėshiruar ta realizojė dėshirėn e tij tė madhe pėr t’u ta¬kuar me Pejgamberin e tij fisnik, deri kur erdhi dita e ēlirimit tė Tusterit, njė vend nė Persi.

Persianėt ishin strehuar nė njė kėshtje¬llė tė lartė. Muslimanėt e rrethuan kėshtjellėn nga tė gjitha anėt, por meqenėse rrethimi vazhdoi njė kohė tė gjatė, persianėt u gjetėn nė pozitė tė palakmue-shme, kėshtu qė filluan tė lėshojnė zin¬xhirė tė hekurt prej mureve tė kėshtjellės, nė tė cilėt ishin lidhur ēengele tė ēeliktė, tė nxehura nė zjarr, tė cilat nguleshin nė trupat e muslimanėve, pastaj i ngritnin ata ose tė vdekur ose para vdekjes.

Njė ēengel i tillė kishte kapur Enes ibnu Malikun, vėllanė e el Berrau ibnu Malikut. Posa e pa, el Berrau kėrceu nė murin e kėsh¬tjellės, e kapi zinxhirin, i cili e ēonte vėllanė lart, dhe filloi ta heqė ēengelin prej trupit tė tij. Ndėrkohė dora e tij filloi tė digjet dhe tė nxjerrė tym, mirėpo ai nuk e ndjeu dhembjen e dorės sė vet derisa e shpėtoi vėllanė nga vdekja e sigurtė. Ra nė tokė, pasi dora e tij kishte mbetur vetėm kockė, sepse mishi i ishte djegur.

Nė kėtė luftė el Berrau e luti Allahun xh.sh. qė tė bjerė shehid dhe Allahu xh.sh. iu pėrgjigj lutjes sė tij, sepse nė pėrfundim tė luf¬tės ai ra shehid, i gėzuar nga takimi i tij me Allahun e Madhėrishėm.

* * *



Allahu xh.sh. e zbukuroftė fytyrėn e el Berra ibnu Malikut nė xhenet dhe le ta kėnaqė nė shoqėrinė e Muhammedit a.s!

__________________

"Kujt Allahu ja don te miren, e ben te kuptoje fene "[Sahih Bukhari vol.1 # 71, Tirimidhi dhe Musnad Ahmed]

*
0
*
0
Logged

Muhamed Dolaku
Oflajn
Muško
16516
Vidi Profil WWW
« Odgovori #31 u: Decembar 23, 2010, 16:46:39 »


SEID IBNU AMIR EL XHUMEHIJ



“Seid ibnu Amir El Xhumehij ėshtė njeriu qė bleu ahiretin me dynja dhe preferoi Allahun dhe Pejgamberin e Tij mbi kėdo tjetėr.”

Historianėt

I riu Seid ibnu Amir El Xhumehij ishte njėri prej atyre mijėrave qė kishin dalur nė vendin e quajtur “Ten’im”, jo larg Mekės, me ftesėn e parisė kurejshite, qė tė jenė dėshmitarė tė ekzekutimit me vdekje tė HUBEJB IBNU ADIJJIT, njėrit prej sahabėve tė Muhammedit a.s., tė cilin e kishin zėnė tradhtisht kurejshitėt.

Fuqia e tij e pafrenueshme rinore i kishte mundėsuar tė depėr¬tojė nė mesin e turmės, derisa arriti te paria e Kurejshit, ku ishte Ebu Sufjan ibnu Harbi, Safvan ibnu Umeje e shumė tė tjerė, tė cilėt shko¬nin nė krye tė kolonės.

Kjo i bėri tė mundur qė ta shohė robin e kurejshitėve tė lidhur me pranga, ndėrsa turma e grave, fėmijėve dhe e tė rinjve e shtynin nė drejtim tė sheshit tė ekzekutimit (trekėmbėshit). Kėte e bėnin nė shenjė hakmarrjeje ndaj Muhammedit a.s. pėr tė vrarėt e tyre nė be¬tejėn e Bedrit.

Kur turma e madhe arriti me robin e saj nė vendin e caktuar pėr ekze¬kutimin e tij, i riu Seid ibnu Amir el Xhumehij qėndroi me shtatin e tij tė hedhur duke e soditur Hubejbin se si e ēonin te trekėmbėshi, ku edhe ia zgjidhėn prangat. Atėherė u dėgjua zėri i tij i fuqishėm dhe i qetė nė mesin e ulurimave tė grave dhe tė fėmijėve duke thėnė:

“Nėse dėshironi, mė lejoni t’i fal dy rekate para se tė mė ekzekutoni!”

Pastaj e pa Hubejbin se si u kthye kah Qabeja dhe i fali dy rekate. Oh, sa bukur i fali dhe sa mirė i kompletoi!

Pastaj e pa se si iu kthye parisė sė popullit duke u thėnė:

“Betohem nė Allahun, se sikur tė mos kishit menduar se po e zgjas namazin nga frika prej vdekjes, do tė isha falur mė gjatė!”

Mė vonė e pa me dy sytė e vet se si populli e masakronte Hubej¬bin pėr sė gjalli, duke ia prerė njė nga njė gjymtyrėt e trupit e duke e pyetur:

- A dėshiron qė Muhammedi tė jetė nė vendin tėnd e ti tė shpėtosh?!

Derisa gjaku shkonte si rrėke prej trupit tė tij, Hubejbi pėrgjigjej:

- Betohem nė Allahun se nuk do tė dėshiroja tė jem i qetė me gruan dhe fėmijėt e mi, nėse Muhammedi a.s. theret, qoftė edhe nga njė therrė.

Kur i dėgjuan kėto pėrgjigje prej tij, tė pranishmit i ngritėn duart e tyre dhe brohoritėn me zė tė lartė: Mbyteni, mbyteni!!!

Pastaj Seid ibnu Amiri e pa Hubejbin se si e qonte shikimin e tij nga qielli, e ai ishte mbi dėrrasėn e ekzekutimit, dhe lutej duke thėnė:

- O Zoti im, mbyti ata, qė tė gjithė, dhe mos e pėrjashto asnjė! Pastaj dha shpirt e nė trupin e tij nuk mund tė numėroheshin tė rėnat e shpatave dhe tė goditurat e shtizave.

***



Kurejshitėt u kthyen nė Mekke dhe nė rrėmujėn e ndodhive tė reja harruan trupin e Hubejbit dhe vrasjen e tij.

Mirėpo, djaloshi i ri, Seid ibnu Amir el Xhumehij, asnjė-herė nuk e hoqi nga mendja Hubejbin.

Hija e tij i paraqitej nė ėndėrr kur ai flinte, e kur ishte zgjuar ai e shihte hijen e tij. Gjithnjė e kishte parasysh pamjen e tij duke i falur ato dy rekate, tė cilat i fali nė qetėsi, ndonėse ishte para dė¬rrasės sė varjes dhe gjithnjė i dukej se po e dėgjon zėrin e tij kur ai lutej kundėr kurejshitėve dhe kishte frikė se mos do ta godasė rrufeja apo diēka tjetėr nga qielli.

Rasti i Hubejbit i mėsoi Seidin atė qė mė parė nuk e dinte. Mėsoi se jeta e vėrtetė ėshtė besim dhe luftė dhe se pėr besimin dhe bindjen tėnde vlen tė luftosh deri nė vdekje.

Mėsoi, po ashtu, se besimi i fortė bėn ēudira dhe mrekullira.

Seidi mėsoi se njeriu tė cilin aq shumė e donin sahabet e tij patjetėr duhet tė jetė Pejgamber i pėrkrahur nga Zoti.

Kur i pa dhe i kuptoi tė gjitha kėto, Allahu xh. sh., ia hapi zem¬rėn pėr Islam. Nė njė rast, ndėrsa ndodhej nė njė tubim tė madh, ai u ngrit dhe e shpalli distancimin e tij nga mėkatet e kurejshitėve, duke i braktisur idhujt dhe bestytnitė e injorancės sė tyre dhe e shpalli haptazi se ai e pranoi fenė islame.

***



Mė vonė, Seid ibnu Amiri emigroi nė Medinė, e shoqėroi Pejgam¬berin a.s. dhe ishte pjesėmarrės nė betejėn e Hajberit dhe nė be¬tejat e mėvonshme.

Pasi Muhammedi a.s. ndėrroi jetė dhe kaloi nė jetėn e am¬shuesh¬me, duke qenė i kėnaqur ndaj tij, Seidi edhe pas vdekjes sė tij mbeti shpatė e mprehtė nė kohėn e Ebu Bekrit dhe Omerit r.a. Ai ishte shembull i rrallė i besimtarit, i cili e kishte blerė ahire¬tin me dynja dhe e kishte preferuar kėnaqėsinė dhe shpėrblimin e Allahut xh. sh. mbi epshet e shpirtit dhe kėnaqėsitė e trupit.

***



Tė dy halifet e Pejgamberit a.s. e njihnin mirė Sied ibnu Amirin, besnikėrinė dhe devotshmėrinė e tij, e prandaj edhe i dėgjonin kėshillat e tij.

Nė ditėt e para tė sundimit tė Omer ibnul Hattabit hyri tek ai dhe iu drejtua me kėto fjalė:

- O Omer, tė kėshilloj tė kesh frikė Allahun nė marrė-dhėniet me njerėzit e jo tė kesh frikė prej njerėzve nė marrėdhėniet me Allahun. Fjala jote tė mos vijė nė kundėr-shtim me veprėn tėn¬de, sepse fjala mė e mirė ėshtė ajo tė cilėn e vėrteton vepra!

- O Omer: Bėhu i njėjtė pėr tė gjithė muslimanėt, fatin e tė cilėve Allahu ta besoi ty, si ndaj atyre qė i ke tė afėrt dhe atyre qė i ke tė largėt. Dėshiroju atė qė dėshiron pėr vetveten dhe familjen tėnde. Mos ia dėshiro tė keqen atyre, ashtu si nuk ia dėshiron tė keqen vetvetes dhe familjes tėnde. Bėhu i qėndrueshėm nė vėshtirėsi, nė emėr tė sė vėrtetės. Nė rrugėn e Allahut mos u frikėso prej qortimit tė askujt!

Omeri pastaj pyeti:

- Kush mund ta bėjė kėtė, o Seid?!

Ai u pėrgjigj:

- Kėtė mund ta bėjė njė njeri si ti, tė cilit Allahu ia besoi fatin e umetit tė Muhammedit a.s. dhe nė mes tij e Allahut nuk ėshtė askush tjetėr.

***



Pas kėsaj bisede, Omeri r.a. e ftoi Seidin qė ta ndihmojė dhe i tha:

- O Seid, unė po tė emėroj vali tė Himsit.

Seidi iu pėrgjigj:

- O Omer, pasha Allahun, mos mė drejto nga kjo botė e ta harroj ahiretin!

Omeri i hidhėruar ia ktheu:

- Ē’ėshtė me ju?! Mė keni varur nė qafė tėrė kėtė barrė (hila¬fetin)   udhėheqjen e muslimanėve   e pastaj mė lėni vetėm!!

Atėherė Seidi ia ktheu:

- Pasha Allahun, nuk do tė lė!

Pastaj Omeri e emėroi vali tė Himsit dhe i tha:

- A tė caktoj njė pagė tė rregullt?

Seidi iu pėrgjigj:

- Ē’tė bėj me tė, o prijės i muslimanėve?! Ajo qė mė ndahet nga fondi i pasurisė sė muslimanėve i plotėson nevo-jat e mia dhe mė tepron.

Pastaj shkoi nė Hims...

Nuk shkoi shumė kohė dhe erdhi tek Omeri njė delegacion nga Himsi, nė tė cilin ai kishte besim tė plotė.

Omeri iu drejtua atyre me kėto fjalė:

- Shkruani emrat e tė varfėrve tė Himsit qė t’u jepet njė ndih¬mė e cila do t’ua plotėsojė nevojat mė elementare tė tyre.

Delegacioni e pėrpiloi listėn e tė varfėrve dhe ia dorėzoi Omerit r.a., e nė mesin e tė varfėrve gjendej edhe emri i Seid ibnu Amirit.

Kur Omeri e pa emrin e tij pyeti:

- Kush ėshtė ky Seid ibnu Amir?!

Ata iu pėrgjigjėn:

- Valiu ynė.

Omeri pyeti pėrsėri:

- Valiu juaj i varfėr?!

Ata u pėrgjigjėn:

- Po, pasha Allahun, kalojnė ditė tė tėra e nė shtėpinė e tij nuk ndi¬zet zjarri.

Duke i dėgjuar kėto fjalė, Omeri qau derisa lotėt iu bashkuan nė mjekėr. Mori njė mijė dinarė dhe i vuri nė njė qese dhe tha:

- Pėrcillni Seidit tė falat e mia dhe i thujini: “Halifeja e muslimanėve t’i ka dėrguar kėto tė holla pėr disa nevoja personale.”

***



Delegacioni shkoi te Seidi dhe ia solli qesen. E shikoi atė dhe kur i pa dinarėt filloi t’i largojė duke thėnė:

- Ne jemi tė Allahut dhe tek Ai do tė kthehemi!

Ishte goditur si¬kur t’i kishte ndodhur ndonjė fatkeqėsi. Kur e vėrejti kėtė gruaja e tij nxitoi tek ai pėr t’i dalė nė ndihmė dhe e pyeti:

- Ēka tė ka ndodhur, o Seid?!

A mos ka vdekur halifeja i muslimanėve?!

Seidi u pėrgjigj:

- Jo, diēka mė e madhe se ajo.

Kur ajo pėrsėri e pyeti: - A mos kanė pėsuar muslimanėt disfatė nė ndonjėren prej betejave tė tyre?!

Seidi pėrsėri u pėrgjigj:

- Jo, diēka edhe mė e madhe.

Atėherė ajo pyeti:

- Ēka mund tė jetė mė e madhe se kjo?!

Ai u pėrgjigj:

- Ka hyrė tek unė dynjaja, qė tė ma prishė ahiretin, dhe hyri e keq¬ja nė shtėpinė time.

Gruaja tha:

- Largoje atė!   duke mos ditur asgjė pėr dinarėt.

Ai e pyeti:

- A do tė mė ndihmosh?

Ajo u pėrgjigj:

- Po.

Seidi i mori dinarėt dhe i ndau nė qese tė vogla e pastaj ua ndau muslimanėve tė varfėr.

***



Pas njė kohe tė shkurtėr Omeri shkoi nė vizitė nė Sham pėr tė pa¬rė pėr sė afėrmi gjendjen e popullit. Pastaj arriti nė Hims, qė qu¬hej “El Kuvejfe” (Kufa e vogėl), pėr shkak tė ankesave tė shumta tė banorėve tė Himsit ndaj valive tė tyre, ashtu sikurse vepronin banorėt e Kufes nė Irak.

Me rastin e ardhjes sė Omerit r.a. banorėt e Himsit kishin ardhur pėr ta pėrshėndetur e ai i pyeti:

- Si sillet valiu juaj!

Ata u ankuan dhe pėrmendėn katėr ēėshtje, secilėn mė tė madhe se tjetrėn.

Omeri tregon e thotė: I bėra bashkė banorėt e Himsit dhe va¬liun e tyre dhe e luta Allahun qė tė mos mė zhgėnjejė nė tė, sepse kisha besim tė madh.

Kur u bėnė sė bashku tek unė, ata dhe valiu i tyre, u thashė:

- Pėr ēka ankoheni nga valiu juaj?

Ata u pėrgjigjėn:

- Nuk paraqitet nė mes nesh vetėm pasi kalon njė pjesė e mirė e ditės.

I thashė: Ē’thua pėr kėtė, o Seid?

Heshti pak e pastaj tha:

- Pasha Allahun, nuk kam dashur tė flas pėr kėtė. Mirėpo, pasi po mė pyetni, po ju tregoj. Familja ime nuk ka shėrbėtor, prandaj unė ēdo mėngjes e pėrgatis brumin dhe e lė njė kohė de¬risa tė vijė e pastaj i gatuaj bukėt. Pas kėsaj marr abdes dhe dal nė popull.

Omeri pastaj pyeti:

- Cila ėshtė ankesa tjetėr?

Ata thanė:

- Askujt nuk i pėrgjigjet nė ftesė gjatė natės.

I thashė: Ē’thua pėr kėtė, o Seid?



U pėrgjigj:

- Pasha Allahun nuk kam dashur ta nxjerr nė shesh kėtė. Unė ditėn ia kam kushtuar nevojave tė popullit, kurse natėn e kam caktuar t’i bėj ibadet Allahut xh.sh.

Omeri pyeti prapė:

- Cila ėshtė ankesa tjetėr?

Ata u pėrgjigjėn:

- Nuk paraqitet te ne njė herė nė muaj.

E pyeta: Ē’thua pėr kėtė, o Seid?

Ai u pėrgjigj:

- Nuk kam shėrbėtor, o udhėheqės i muslimanėve, dhe nuk kam rroba tė tjera pėrveē kėtyre qė kam nė trupin tim. Kėto i laj njė herė nė muaj dhe i lė tė thahen, e kur tė thahen i vesh dhe dal nė popull dikur vonė, nga fundi i ditės.

Pastaj Omeri pyeti pėrsėri:

- Pėr ēfarė ankoheni tjetėr?

Ata u pėrgjigjėn:

- Shumė herė thellohet nė mendime, kur rrimė sė bashku, saqė nuk di se ku ėshtė.

E pyeta: “Ē’thua pėr kėtė, o Seid?

U pėrgjigj:

- Isha dėshmitar i mbytjes sė Hubejb ibnu Adijjit, kur unė isha pabesimtar. E kam parė se si kurejshitėt ia prenin gjymtyrėt e tru¬pit njė nga njė dhe i thonin:

“A do tė dėshiroje qė Muhammedi tė jetė nė vendin tėnd?”

Ndėrsa ai pėrgjigjej:

“Pasha Allahun, nuk do tė dėshiroja qė unė tė jem i qetė me fa¬miljen time e me fėmijėt e mi e Muhammedi tė theret qoftė edhe prej njė therre.” Betohem nė Allahun se ēdoherė qė mė kuj¬tohet ajo ditė dhe i bėj pyetje vetvetes pėrse nuk i dola nė ndihmė, mė kap frika se Allahu nuk do tė ma falė kėtė dhe pėr kėtė arsye kaloj nė atė gjendje.

Pas kėsaj Omeri tha:

- Falėnderimi i qoftė Allahut, qė nuk mė zhgėnjeu nė para¬gjy¬kimet e mia ndaj Seidit.

Pastaj nxori njė mijė dinarė dhe ia dhuroi Seidit pėr t’i plotė¬suar disa nga nevojat e tij mė elementare.

Kur i pa gruaja e tij tha:

- Falėnderimi i qoftė Allahut, i cili na liroi prej shėrbimit tėnd. Blej gjėrat ushqimore dhe merre me pagė njė shėrbėtor.

Seidi ia ktheu:

- A ke propozim mė tė mirė se ky?

Gruaja pyeti:

- Cili ėshtė ai?!

Ai u pėrgjigj:

- Ia japim Atij qė na i kthen, atėherė kur ne kemi nevojė shumė tė madhe pėr tė.

Gruaja pyeti:

- Kujt?!

- Ia japim dikujt pėr Allahun, si hua mė tė mirė.

Gruaja ia ktheu:

- Allahu tė shpėrbleftė me tė gjitha tė mirat!

Ende pa u larguar nga tubimi, dinarėt i shpėrndau nė disa qese dhe i tha njėrit nga familja e vet:

- Dėrgoja kėta dinarė tė vejės sė filanit dhe jetimave tė filanit, tė varfėrve tė familjes sė filanit dhe atyre qė kanė nevojė prej familjes sė filanit.

* * *

Allahu qoftė i kėnaqur me Seid ibnu Amir el Xhumehiun. Ai ishte prej atyre qė u jepte pėrparėsi tė tjerėve para vetvetes, edhe pse ai kishte nevojė pėr pasuri.



Qytet nė Siri, ndėrmjet Damaskut dhe Halepit. Nė tė gjendet varri i heroit tė madh islam   Halid ibnu Velidit.

*
0
*
0
Logged

Muhamed Dolaku
Oflajn
Muško
16516
Vidi Profil WWW
« Odgovori #32 u: Decembar 24, 2010, 00:20:48 »


Shejh Rebi’ ibėn Hadi El Med-halij

Emri i plotė dhe prejardhja e tij:

Ai ėshtė Esh-Shejh, El Muhadith, Rebi’ ibėn Hadi ibėn Muhammed ‘Umejr El Med-halij nga fisi El Medahile, qė banojnė nė krahinėn Xhazan nė jug tė Mbretėrisė Arabe Saudite, qė rrjedh prej fisit Beni Shubejl prej Kahtanijjunėve

Lindja e tij:

Lindi nė fshatin Xherradije nė perendim tė qytetit Samita nė fund tė vitit 1351 H. Pas njė vit e gjysėm ndėrroi jetė i ati i tij ashtuqė pėr edukatorė tė vetėm pati nėnėn e cila e edukoi nė mėnyrėn mė tė mirė duke mbjellur nė tė cilėsi morale tė larta siē janė sinqeriteti dhe besnikėria. Ajo gjithashtu kujdesej qė biri i saj tė edukohet edhe fetarisht duke e nxitur t’i viziton xhamitė pėr tė mėsuar nė tė.

Kėrkimi i diturisė:

Nė moshėn tetėvjeēare filloi Shejh Rebi’ udhtimin e tij nė kėrkim tė diturisė. Mėsimet e para i mėsoi nė mektebet e fshatit ku mėsoi shkrimleximin prej mėsuesit Shejban El Arishi. Mėsues tė tij nė kėtė kohė ishin edhe Kadiu Ahmed ibėn Muhammed Xhabir El Med-halij dhe Muhammed Husejn Mekkij nga qyteti Sabja. Kur’anin e lexoi para Shejh Muhammed ibėn Muhammed Xhabir El Med-halij [rahimehullah] duke vazhduar mėsimet e texhvidit dhe teuhidit nė medresen Selefijje nė qytetin Samita.

Nė vargun e mėsuesve tė tij do t’i pėrmendim: Shejh Nasir Halufe Tajjash Mubareki [rahimehullah] tek i cili mėsoi librat “Bulugul Meram” dhe “Nuz-hetu Nedhar” tė Hafidh Ibėn Haxherit [rahimehullah].

Pas kėsaj Shejhu vazhdoi mėsimet e tij nė institutin shkencor nė qytetin Samita ku pėrfitoi prej shumė dijetarė tė njohur nga tė cilėt mė i njohuri ishte El ‘Al-lame Hafidh ibėn Ahmed El Hakemij [rahimehullah]. Nė kėtė institute mėsues i tij ishte El ‘Al-lame El Muhadith Ahmed ibėn Jahja En-Nexhmij [hafidhehullah] dhe El ‘Al-lame Muhammed Eman El Xhami [rahimehullah] tek i cili mėsoi mėsimet e besimit Islam (el Akide).

Tek Muhammed Sagir Humejsi mėsoi librin e fikhut “Zadul Mustekni”.

Nė fund tė vitit 1380 diplomoi nė institutin shkencor duke u tansferuar nė vitin e ardhshem nė Fakulltetin e Sheriatit nė Universitetin e Rijadit. Pas njė muaj hapet Univerziteti Islamik nė Medine ku Shejh Rebi’ i vazhdon mėsimet nė Fakulltetin e Sheriatit nė tė cilin diplomon nė vitin 1384 H

Mėsuesit e tij nė kėtė periudhė ishin:

• Shejh Abdul Aziz ibėn Abdull-llah ibėn Baz [rahimehullah] tek i cili mėsonte librin “El Akide Et-Tahavijje”

• Shejh Muahmmed Nasirud-din Albani [rahimehullah] tek i cili vijonte mėsime nė lėminė e hadithit

• Shejh Abdul Muhsin El Ab-bad tek i cili mėsonte librin “Bidajetul Muxhtehid” nė lėminė e fikhut

• Shejh Muhammed El Emin Esh-Shenkitij, i cili ishte i dalluar nė lėmitė e fikhut, hadithit, tefsirit, usulit, gramatikės dhe gjuhės, autori i tefsirit “Edvaul Bejan”, tek i cili mėsoi tefsir dhe usulul fikh gjatė katėr viteve.

• Shejh Salih el ‘Iraki tek i cili mėsonte lėminė e akidės

• Shejh Abdul Gaffar Hasen Hindij tek i cili mėsoi shkencėn e hadithit dhe terminologjinė e tij.

Pas diplomimit punoi njė kohė si mėsues nė institutin pranė Universitetit Islamik qė mė vonė tė vazhdon studimet postdiplomike nė Universitetin Ummul Kura nė Mekke duke fituar nė vitin 1397 H titullin e magjistrit nė lėminė e hadithit me disertacionin “Bejnel Imamejn Muslim ve Darekutnij”. Nė vitin 1400 H fitoi titullin e doktorit me disertacionin “En-Nuket ala Kitab Ibėn Sallah”. Sot vepron si profesor nė institutin pėr Hadith nė Fakulltetin e Hadithit pranė Universitetit Islamik nė Medine, All-llahu e zbukuroftė jetėn e tij me vepra tė mira.

Cilėsitė morale:

Shejhu dallohet me butėsi dhe modesti gjė pėr tė cilėn dėshmojnė nxėnėsit edhe vizituesit e tij. Ėshtė modest nė veshje dhe nuk e don israfin. Veēohet me gjallėri tė cilėn e vėrejnė ata qė ulėn me tė. Tubimet e tij i zbukuron me Sunnet duke ua tėrhequr tė pranishmive vėmendjen nga rreziku bidatėgjinjėve. I don nxėnėsit dhe vazhdimisht mundohet qė t’ju ndihmon. Shtėpinė e ka tė hapur pėr vizituesit. Puna e tij e vazhdueshme ėshtė mbrojtja eKur’anit dhe Sunnetit dhe metodėn e tė parėve tone nga sulmet e qėllimkėqinjėve. Kur ėshtė nė pyetje e vėrteta ėshtė trimė i vėrtetė.

Veprat e tij:

Ėshtė autor i shumė librave tė ndryshme pėr nga tematika edhe pse nė veprimtarinė e tij dominojnė librame anė tė cilave ai u pėrgjigjet shpifjeve dhe devijimeve tė publikuara duke e mbrojtur Sunnetin e pastėr dhe metodėne tė parėve tanė nė kėtė kohė kur ėshtė shtuar e keqėja dhe janė pakuar pėrmirėsuesit:

1. Bejnel Imamejn Muslim ve Darekutnij

2. En-Nuket ala Kitab Ibėn Sallah

3. Redaktim i librit El Med-hal iles-Sahih tė Darekutnijut

4. Redaktim i librit Et-Tevessul vel Vesile tė Shejhul Islam Ibėn Tejmijje

5. Menhexhul Enbija fi Da’veti il- All-llah

6. Menhexhu Ehli Sunne fi nakdi Rixhal vel Kutub vet-Tavaif

7. Teksimul hadith ila Sahih ve Hasen ve Daif bejne vaki’il muhadithin ve mugalatatil mute’asibbin

8. Keshfu meukif El Gazali mines-Sunneti ve Ehliha

9. Saddu udvanil mulhidin ve hukmu isti’aneti bi gajri muslimin

10. Mekanetu ehlil hadith

11. Menhexhu Imam Muslim fi tertibi Sahihihi

12. Ehlul Hadith hum taifetu mensure naxhije (hivar me’a Selman Aude)

13. Mudhekkiretu fil hadith Nebevij

14. Edvau Islamijje ala Akideti Sejjid Kutub

15. El Mehaxhetul Bejda fi himajetis-Sunnetil Garra

16. El Hadd El Fasil bejnel Hakki vel Batil (hivar me’a Bekr Ebu Zejd)

17. Muxhazefat Haddad

18. El Xhema’a vahide la xhema’at ve sirat vahid la asherat (hivar me’a Abdur-Rahman Abdul Halik)

19. En-Nasiha hije el mes’ulijje mushtereke fil ‘amel ed-da’vij

20. Et-Teassub edh-dhemim ve atharuhu

21. El Avasim mimma fi kutubi Sejjid Kutb minel Kavasim

22. El Kitab ves-Sunne etheruhuma ve mekanetuhuma ve daruretu ilejhima fi ikameti ta’lim fi medarisina

23. Hukmul Islam fi men sebbe Resulallahi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ev ta’ane fi shumil risaletihi

dhe libra tjera

All-llahun [subhanehu ve teala] e lusim qė t’i japė jetė tė gjatė Shejhut duke ia mbushur jetėn me vepra tė mira dhe ndimė fesė sė pastėrt Ai me tė vėrtetė i dėgjon lutjet e atyre qė luten. Amin

Shqipėroi: Talha Kurtishi

Marrė nga: http://www.rabee.net
*
0
*
0
Logged

Muhamed Dolaku
Oflajn
Muško
16516
Vidi Profil WWW
« Odgovori #33 u: Decembar 24, 2010, 00:24:20 »


Biografia e Shejhut tė nderuar Bekr Ebu Zejd - Allahu e mėshiroftė

Trungu familjar:

Ai ėshtė Bekr bin Abdilah bin Muhamed bin Abdilah qė ndryshe njihet me pseudonimin Ebu Zejd bin Ebu Bekr bin Uthman bin Jahja bin Gajhab bin Muhamed. Trungu i tij mbaron tek Beni Zejdėt e pikėrisht tek Zejd bin Suejd bin Zejd bin Suejd bin Zejd bin Haram bin Suejd bin Zejd el Kudai nga fisi Beni Zejd el Kudaije qė njihet tė ketė jetuar nė lartėsitė e nexhdit. Ai lindi nė qytetin e Duademis nė vitin 1365 h.

Jeta e tij akademike:

Mėsoi nė Kitab deri nė klasėn e dytė tė fillores e mė pas u zhvendos pėr nė Rijad nė vitin 1375 h. atje e vazhdoi mėsimin fillor e mė pas institutin e mė pas fakultetin tė cilin e pėrfundoi nė vitin 87-88 h. atė e pėrfundoi nė fakultetin e Riadit me korespondecė dhe u radhit nga nxėnėsit mė tė shkėlqyer.

Nė vitin 1384 ai u zhvendos nė Medinen e ndritur ku punoi si drejtor nė bibliotekėn e universitetit islamik tė Medines. Pėrveē mėsimeve tė rregullta qė merrte nė shkollė ai shkonte dhe nė tubimet e shumė dijetarėve tė Rijadit, Mekes dhe Medines sė ndritur. P.sh. nė Rijad ai i mori njohuritė e poezisė nga shejhu gjykatės Salih bin Mutlak tek i cili lexoi rreth njėzet e pesė “Mekame tė Haririt” i cili i kishte mėsuar pėrmendėsh ndėrsa nė fikh mori “Zadul mustekni” tė haxhauit kapitullin e shitblerjes.

Nė Meke mėsoi tek shejhu dhe hirėsia e tij Abdul Aziz bin Abdillah bin Bazi e pikėrisht kapitullin e haxhit nga libri “Munteka” tė Mexhd ibn Tejmijes kjo ndodhi nė haxhin e vitit 1385h nė xhaminė e shenjtė. Ai kėrkoi ixhaze nė xhaminė e shenjtė nga shejh Sulejman bin Abdurrahman bin Hamdan i cili i dha njė ixhaze tė shkruar me dorėn e tij pėr tė gjitha librat e sunetit dhe ixhaze nė medin profetik. Nė Medine ai mėsoi pranė shejh Bin Bazit nė “Fethul Bari” dhe “Bulugul Meram” dhe shumė shkrime tė tjera nė fikh, teuhid dhe hadith nė shtėpinė e tij tė cilit i dha dhe ixhaze. Ai shkoi edhe pas hirėsisė sė tij shejhut tė nderuar Muahmed Emin Shenkitit pėr dhjet vite qė nė kohėn kur u transferua pėr nė Medine deri nė kohėn kur shejhu ndėrroi jetė nė haxhin e vitit 1393 h Allahu e mėshiroftė. Tek ai shejh bekri lexoi nė tefsir nga “Eduaul Bejan” dhe libri normat e kėrkimit dhe studimit, u veēua nga tė tjerėt duke mėsuar dijen e biografive dhe lexoi me tė librin “el Kasd uel Umem” me autor Ibn Abdul Berrin dhe njė pjesė tė librit “el Inbah” pėrsėri me autor Ibn Abdul Berrin. Tek ai lexoi dhe libra tė tjerė dhe bashkė me tė ai bėri disa studime. Shejhu posedon mė shumė se njėzet ixhaze vetėm nga dijetarėt e dy haremeve tė Marokut, Shamit, Indisė, Afrikės etj tė cilat i ka radhitur nė libėr tė veēantė. Nė vitin 1399h/1400 h ai mėsoi nė institutin e lartė tė gjykatės me korrespondencė dhe mori magjistraturėn ndėrsa nė vitin 1403 ai arriti tė marrė gradėn shkencore doktor.

Nė vitin 87-88 h kur u diplomua nė fakultetin e sheriatit u zgjodh nė gjykatėn e Medines profetike e si rrjedhojė doli urdhri mbretėror pėr ta caktuar atė nė gjykatėn e qyteti tė Medines sė profetit. Aty qėndroi deri nė vitin 1400 h. nė vitin 1391 h doli urdhri mbretėror pėr ta caktuar atė imam dhe hatib nė xhaminė e profetit e aty vazhdoi deri nė vitin 1396 h. nė vitin 1400 ai u zgjodh zėvendės i pėrgjithshėm nė ministrinė e drejtėsisė ku doli dhe vendimi i kėshillit tė ministrave pėr kėtė gjė. Ai qėndroi aty deri nė vitin 1412h pas sė cilit doli urdhri mbretėror pėr ta caktuar nė pozitėn mė tė lartė si antar nė komisionin e fetvave dhe nė organizatėn e dijetarėve tė mėdhenj.

Nė vitin 1405 edhe njėherė jepet urdhri mbretėror pėr ta caktuar atė pėrfaqėsues nė konferencėn e fikhut ndėrkombėtar islam e cila rridhte nga organizata e Mutemer Islamit. Ai u zgjodh dhe kryetar i kėsaj konference dhe nė vitin 1406 h u caktua antar i konferencės sė fikhut pranė ligės sė botės islame, gjatė kėsaj kohe ai u angazhua nė disa komisione dhe seminare Brenda dhe jashtė Arabisė Saudite. Ai dha mėsim nė institutin e lartė tė gjykatės si dhe nė studimet e larta nė fakultetin e sheriatit nė Rijad.

Librat e tij:

Ai ka shkrua shumė libra nė fusha tė ndryshme si nė fikh, gjuhė, njohuri tė pėrgjithshme prej tė cilave janė botuar:

Nė fikh:

Fikhu en neuazil (nė tri vėllime i cili shqyrton pesėmbėdhjetė probleme tė reja).

Et tkerib li ulumi ibn kajim.

El hudud ue teazirat (nė njė vėllim).

El xhinaje ala nefsi ue ma duneha (nė njė vėllim).

Pėrzgjedhjet e Ibn Tejmijes (studim).

Gjykimi i antarėsimit tek grupacionet partitė dhe xhematet islame (nė njė vėllim).

Fjalori i fjalėve tė ndaluara.

Nuk ka tė reja nė dispozitat e namazit.

Tesnifu nas bejne dhani uel jekin.

Shtinjakėt e njohurive.

Stolitė e nxėnėsit tė dijes.

Er rkabe ala turath.

Emėrtimi i foshnjes.

Normat e telefonit.

El ferku bejne hadi theubi uel uzra.

Dhikret e ditės dhe tė natės.

El medhal el mufesal fi medhehbi el imami Ahmed ibn Handel (nė dy vėllime).

El bulga fi fikhi imami Ahmed ibn Hanbel (me uator fehr Ibn Tejmije studim nė njė vėllim).

Fetuau es sail an muhimat el mesail.

Nė hadith:

Et tesil li usuli et tehrixh ue kauaidil xherhi ue teadil (nė tri vėllime).

Mearifetu neshi ue suhuf el hadithe.

Et tehdith bima la jesihu fijhi hadith.

El xhedu el hathith ma lejse bi hadith (me uator Gazijun studim)

El exhza el hadithe (nė njė vėllim).

Njohuri tė pėrgjithshme:

En nedharir (nė njė vėllim).

Bidau el kura.

Tahrif en nuses.

Veēoritė e gadishullit arabik.

Erradu ala el muhalif.

Nedharijetu el halti bejnel islami ue gajrihi minel edjan.

Tekrib edebil bahthi uel mundharah.

Xhebelu ilal bi Arafat.

Medineja profetike sikur e sheh me sytė e tu.

Kudetu sahra nė tarihi imaratiha ue termimiha.

Vdekja e tij:

Ai ndėrroi jetė ditėn e martė 27/1/1429 qė i korrespondon datės 6/2/2008 si rrjedhojė e njė sėmundje prej sė cilės vuajti pėr pesė vjet me rresht.


Marrė nga faqja zyrtare e internetit tė

Komisionit tė Pėrhershėm pėr Kėrkime Akademike dhe Fetva

Pėrktheu Fatjon Ēorapi
*
0
*
0
Logged

Muhamed Dolaku
Oflajn
Muško
16516
Vidi Profil WWW
« Odgovori #34 u: Decembar 24, 2010, 00:38:08 »


El-‘Alame Bediud-Din Shah er-Rashidi es-Sindi

Emri dhe Prejardhja e tij:

Ai ėshtė Sejjid Bediud-Din Shah Ibn Ihsanullah Ibn Rashidullah Shah Ibn Rashidud-Din Shah Ibn Muhamed Jasin Shah Ibn Muhamed Rashid Shah er-Rashidi el-Husejni.

Lindja e tij:

Shejkh Bediud-Din Shah ka lindur mė 15 Korrik tė vitit 1925 (1342H). Vendlindja e tij ėshtė qyteti i quajtur Pir Ēando (qytet i Sa’idabadit), nė provincėn Hala, qė ėshtė rreth 70 km nga qyteti i Hajdarabadit.

Edukimi i tij:

Babai i Shejkh Bediud-Dinit, Ihsanullah Shah, ishte gjithashtu dijetar dhe muhadith. Ai hodhi themelet e Medresesė nė qytetin e tij. Kėtu Shejkh Bediud-Dini morri edukimin e parė fetar dhe pati mundėsinė qė tė pėrfitonte nga mėsues tė ndryshėm nė disa fusha tė dijes. Gjatė studimeve ai tregoi interes tė veēantė nė shkencat e Hadithit (‘Ulumul-Hadijth).
Ai studioi vepra tė tilla si:
•   Erba’inun-Neueuij,
•   Bulugul-Meram,
•   Mishkat,
•   Kutubus-Sitte,
•   Muwetta Imam Malik,
•   Muwetta Imam Muhamed,
•   Pjesė nga Sherh Ma’ani el-Ether tė Tahauiut.

Nė Fik’h studio deri tek el-Hidaje; nė Usul-Fik’h deri tek Teluih; nė Nahw (Gramatikė) studioi deri tek Sherh Xhami’ dhe njė pjesė nga ‘Abdul-Gafur; kurse nė Sarf (Morfologji) i studioi tė gjithė librat.

Mėsuesit e tij:

Shejkhu udhėtoi gjithashtu jashtė qytetit tė tij pėr tė ushqyer zellin e tij nė mėsimin e shkencave tė Hadithit nga dijetarė tė ndryshėm. Prej tyre pėrmendim:

•   Shejkh Muhamed Isma’il Ibn ‘Abdul-Khalik el-Afgani es-Sindi,
•   Shejkh Muhamed Medeni,
•   Shejkh Muhibullah Shah er-Rashidi (vėllai i madh i Shejkh Bediud-Dinit),
•   Shejkh Ebu Uefij Thenaullah Emritsari,
•   Muhadithi, Ebu Muhamed ‘Abdul-Hak Beheualpuri el-Muhaxhir el-Mekki
•   Shejkh, el-‘Alame ‘Abdullah Muhadith Rupari,
•   Shejkh Ebu Is`hak Naik Muhamed,
•   Muhadithi i kohės sė tij, el-‘Alame Ebu Se’id Sherefud-Din Dehleui.

Nga el-‘Alame Ebu Se’id Sherefud-Din Dehleui ai mori ixhaze dhe sened nė Hadith. Tė gjithė dijetarėt e lartpėrmendur ishin nėn mbikqyrjen e Shejkhul-Kul Mian Nezir Husein Muhadith Dehleui. Nė kėtė mėnyrė Shejkh Bediud-Din Shah sihte njė student i Shejkhul-Kul Mian Dehleui. Zinxhiri i Shejkhul-Kul Sejjid Mian Dehleui ėshtė i famshėm pasi gjendet nė libra tė ndryshėm dhe ky zinxhir arrin deri tek Imam el-Bukhari nė shtatėdhjetė rrugė. Dhe nėse do tė merrej vetėm njė zinxhir i caktuar nga Imam Bukhari qė ėshtė nga Historia e Imam Mekkit, atėherė sinxhiri i Shejkh Bediud-Din Shah mund tė shkojė deri tek Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nė njėzetė rrugė.

Daueti i tij nė Sind:

Pasi mori ixhaze nga dijetarėt, Shejkh Bediud-Din Shah u kthye nė qytetin e tij tė lindjes dhe dhe filloi dauen dhe mėsimdhėnien nė Sind. Kjo ka qenė nė njė kohė kur daueti pėr nė Kur'an dhe Sunet ishte plot vėshtirėsi, veēanėrisht nė Sind. Nė atė kohė, pjesa dėrrmuese e njerėzve shkonin pas njė njeriu fetar tė caktuar, qė e quanin ndryshe “Pir”. Ka qenė nga besimi i njerėzve qė nėse ata i jepnin ndonjė dhuratė kėtij njeriu fetar (Pir), si pėr shembull prerja e kurbanit pėr tė, atėherė kjo do tė mjaftonte pėr shpėtimin e tyre. Ata besonin se duke vepruar kėshtu Piri do tė kujdesej pėr ēėshtjet e tyre nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Kjo ishte injorancė e rrezikshme, kėshtu qė Shejkh Bediud-Din Shah i ngriti lart zėrin e tij duke pa kurrėfarė kompromisi.

Fillimisht, ai u preokupua me mėsimdhėnien dhe u dha mėsim shumė prej dijetarėve tė Sindit, veēanėrisht nė fushėn e Hadithit, pėrveē veprimtarisė sė tij nė fushėn e Daues.

Shejkh Bediud-Din nė njėfarė mėnyre ishte Alimi i parė qė ngriti lart dauen nė vendin e tij. Siē u tha mė parė, krahina e Sindit ka qenė dhe ende ėshtė shtėpia e disa prej formave mė tė kėqia tė Shirkut. Prandaj, ishte shumė e vėshtirė qė daueti tė pėrparonte atje. Megjithatė, Allahu i dha atij sukses (Teufik) dhe ai vazhdoi mė tej me dauen e tij, edhe pse atij iu desh tė pėrballej me shumė vėshtirėsi.

Pati disa tentativa pėr vrasje dhe jo rrallė herė kundėrshtarėt e tij ankoheshin nė qeveri pėr t’i hapur probleme. Ai u ndalua qė tė mbante fjalime nė publik dhe u vendon nė arrest shtėpie disa herė. E gjithė kjo vinte si rezultat i propagandės qė bėnin kundėrshtarėt e tij tė cilėt e vėshtirėsonin dauetin i cili ishte nė hapat e tij tė para. Megjithatė, atje ishin disa njerėz tė pakėt tė cilėt ndiqnin Sunetin. Njėherė, Shejkh Bediud-Din po priste nė stacionin e trenit qė tė kthehej nė qytetin e tij dhe pa njė njeri qė po falej nė stacion me duart nė kraharor, i cili gjithashtu i ngrinte edhe duart para dhe pasi ngrihej nga Rukuja. Shejkh Bediud-Din u ndie vėrtet shumė i kėnaqur qė pa njė njeri tė Sunetit dhe vendosi ta takonte. Nė atė moment mbėrriti treni. Ai tren vinte vetėm njė herė nė ditė, kėshtu qė Shejkhu duhet tė merrte trenin dhe tė kthehej nė qytetin e tij, ose tė qėndronte aty pėr tė takuar atė burrin tek stacioni dhe tė rrinte edhe njė ditė tjetėr. Por atė kohė njerėzit e Sunetit ishin kaq tė rrallė, sa qė ai vendosi ta linte trenin dhe tė takonte shokun e tij.

Pėrpjekjet dhe mundimet e tij:

Siē u pėmend mė parė, nė disa raste pati tentativa pėr ta vrarė Shejkh Bediud-Dinin. Edhe pse shpesh herė iu desh tė pėrballej me kundėrshtime mjaft tė ashpra, ai u tregua gjatė gjithė kohės i duruar dhe i vendosur. Njė gjė tė tillė e tregon edhe ngjarja qė i ndodhi gjatė daues sė tij.

Shejkhu ishte ftuar pėr tė mbajtur njė ligjėratė nė njė fasht i cili kishte vetėm pak Selefijinė. Ai shkoi tek ky fshat duke pėrshkruar nė kėmbė njė distancė tė madhe pasi nė atė kohė nuk kishte shumė jete transporti. Kur mbėrrit nė fshat, Imami i Xhamisė e kundėrshtoi vizitėn e tij. Ai mblodhi pas vetes njerėzit e pasur e me personalitet tė fshatit dhe shkoi nė Xhami me shkopinj e lopata dhe u thanė Selefijve se nuk do t’i lejonin qė tė vazhdonin me programin e tyre. Megjithatė, Selefijinėt ishin tė vendosur qė tė vazhdonin me programin e tyre edhe nėse kjo do tė kėrkonte shumė sakrificė. por Shejkh Bediud-Din Shah i ndaloi ata nga kjo gjė pasi do tė ishte shumė e dėmshme pėr da’uen e tyre. Njė nga tė pranishmit propozoi qė mėsimi tė mbahej nė shtėpinė e tij. Kėshtu, Shejkhu shkoi nė shtėpinė e tij dhe qėndroi mbi tarracėn e shtėpisė ndėrsa para tij qėndron dy apo tri nga shokėt e tij. Ai e filloi ligjėratėn dhe pėr shkak se Allahu i kishte dhėnė atij njė zė mjaft tė fuqishėm, ligjėrata e tij dėgjohej edhe nė shtėpitė pėrreth. Ishin pėrhapur zėra mes njerėzve tė thjeshtė se Shejkhu fliste kundėr Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Sidoqoftė, ajo ēfarė dėgjuan njerėzit ishte krejt e ndryshme nga ato ēfarė ishin pėrhapur rreth tij. Ai po paraqiste Kur'anin dhe Hadithet e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Kėshtu, njerėzit filluan tė afroheshin njė e nga njė pėr ta dėgjuar. Shejkh Bediud-Dini e vazhdoi pėr orė tė tėra ligjėratėn e tij dhe si rezultat i kėsaj, thuajse i tėrė fshati e pranoi Da’uetin Selefij. Kjo ndodhi ėshtė dėshmi e durimit qė kishte Shejkhu. Ka patur edhe raste tė tjera nė jetėn e Shejkhut kur janė rrafshuar madje edhe varre tė cilat adhuroheshin. Ai u sfidua shpesh qė tė debatonte me njerėz qė u pėrkisnin grupeve tė ndryshme. Shumė njerėz pranonin Selefizmin nė kėto debate e ndonjėherė edhe dijetarė.

Qėndrimi i tij nė Arabinė Saudite:

Shejkh Bediud-Din Shah jetoi gjithashtu nė Arabinė Saudite pėr rreth pesė vjet, ku ka dhėnė mėsim nė Haram nė Mekke. Mėsimet e tij ishin rreth Tefsirit tė Ibn Kethirit dhe Sahihu i Bukharit. Pėrveē kėtyre, ai ka dhėnė mėsim gjithashtu el-Muhala tė Ibn Hazmit. Pas njėfarė kohe, ai dha mėsim nė Darul-Hadith nė Mekke dhe mė pas dha mėsim pėr dy vjet nė Mehadul-Haram el-Mekki, qė iu kėrkua nė mėnyrė tė veēantė nga ana e Shejkh Abdullah Ibn Humejd. Dhe pikėrisht gjatė kėtyre derseve qė ka dhėnė aty, Shejkhu arriti njė famė tė jashtėzakonshme anė e mbanė botės. Disa nga derset e tij ishin nė gjuhėn Arabe kurse tė tjerat ishin nė Urdu. Studentėt e dijes vinin nga drejtime tė ndryshme pėr tė marrė pjesė nė derset e tij. Dy janė derset qė ka mbajtur Shejkhu nė Universitetin Islamik tė Medines, nga tė cilėt iu shtua fama akoma mė shumė. Njėra prej tyre ishte nė refuzimin e Sufizmit kurse tjetra trajtonte vlerat e Ehlul-Hadithit. Tė dyja kėto derse drejtoheshin nga Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn ‘Abdullah Ibn Baz. Dhe nė fakt, ishte Shejkh Ibni Bazi ai i cili e ftoi Shejkh Bediud-Dinin qė tė mbante derse. Atje ishte i pranishėm edhe Shejkhu, Muhadithi Muhamed Nasirud-Din el-Albani, i cili i lavdėroi derset e tij. Ulematė u befasuan nga mendjemprehtėsia e tij fetare dhe veēanėrisht nga zotėsia e tij nė Shkencat e Hadithit. Ata u mahnitėn gjithashtu edhe nga numri i madh i Haditheve tė cilat ai i kishte mėsuar pėrmendėsh bashkė me zinxhirėt dhe referencat e tyre.

Imam nė Shkencėn e Transmetuesve tė Hadithit (‘Ilmur-Rixhal) :

Shejkhu kishte njė gradė tė veēantė nė ‘Ilmur-Rixhal. Dėshmia mė e madhe pėr tė ėshtė deklarata e Shejkh Thenaullah el-Emritsari nė njė konferencė qė u mbajt pėrpara pavarėsisė sė Pakistanit. Nė kėtė konferencė morėn pjesė shumė Dijetarė tė famshėm tė Nėn-Kontinentit Indian, i cili drejtohej nga Shejkh Bediud-Din Shah. Nė fillim tė fjalimit tė tij, Shejkh Thenaullah Emritsari tha: “Ndihem shumė i privilegjuar qė tė flas nė njė takim i cili drejtohet nga Imami i shkencės sė ‘Ilmur-Rixhal.” Kjo tezkije e dhėnė nga mėsuesi i tij ėshtė njė dėshmi e aftėsive qė kishte Shejkhu. Ai ishte me tė vėrtetė Flamur-mbajtėsi i Teuhidit dhe Sunetit nė krahinėn e Sindit, sikur Allahu e kishte sjellė atė nė kėtė botė vetėm pėr kėtė qėllim.

Pėrkushtimi i tij nė Da’ue :

Gjatė gjithė kohės sė tij nė Sind, tė pakta ishin ditėt tė cilat ai i kalonte nė shtėpinė e tij. Ai mbante derse thuajse ēdo ditė nėpėr fshatra apo qytete. Shpesh herė ai largohej nga shtėpia pėr mė shumė se tri javė duke dhėnė mėsim nga njėri fshat nė fshatin tjetėr. Ai ishte plot gjallėri e pėrkushtim kur mbante kėto derse dhe sigurohej qė tė tregonte kujdesin e duhur nė ato aspekte tė cilat ishin mė tė domosdoshmet. Derset e tij u pritėn me bujė tė madhe veēanėrisht nė zonėn pėrreth shkretėtirės Dherr. Pjesa mė e madhe e udhėtimeve tė tij ishin rraskapitėse. Madje edhe ata qė udhėtojnė nė ato vende me mjete mė komode nuk e mohojnė kėtė fakt. Megjithatė, Shejkhu shpesh kalonte njė muaj tė tėrė duke udhėtuar nėpėr kėto krahina duke i thirrur njerėzit nė Teuhid e Sunet. Si rezultat i kėtij mundi, me qindra fshatra nė zonėn e Dherrit pėrqafuan Menhexhin e Ehlul-Hadithit.

Aftėsitė e tij :

Shejkh Bediud-Din Shah ishte njė Muhadith, ishte njė njeri qė mėsonte pėrmendėsh hadithet bashkė me zinxhirėt e tyre, dhe mė e pakta qė mund tė dinte ai ishte se nė cilin libėr dhe nė cilin kapitull do tė gjesh njė hadith tė caktuar. Ai e kishte zakon qė tė mos i shpėtonte asnjė libėr i ri pa e lexuar nga fillimi deri nė fund. Dhe meqėnėse ai kishte njė kujtesė shumė tė fortė, ai mėsoi pėrmendėsh ēdo gjė qė lexoi. Ai e vėrtetonte gjithmonė qėndrimin e tij duke pėrdorur argumente nga Kur'ani dhe Suneti. Njėherė, gjatė njė mėsimi tė mbajtur nė Hajdarabad, njė hanefi u ēua dhe e pyeti Shejkhun qė tė jepte argumente pėr mėnyrėn se si falej ai, duke pėrdorur vetėm argumente nga Sahihul-Bukhari dhe Sahihul-Muslim. Dhe nė kėt rast, Shejkh Bediud-Din e shpjegoi ēdo hap tė Namazit, qė nga tekbiri fillestar e deri nė selam, duke pėr dorur argumente vetėm nga dy librat e sipėrpėrmendur, dhe kjo vetėm nga kujtesa e tij.

Udhėtimet e tij:

Gjatė udhėtimit, Shejkh Bediud-Din Shah ose u pėrgjigjej pyetjeve qė i drejtonin ose kur e shikonte se shokėt e tij ishin tė heshtur, atėherė merrej me kėndimin e Kur'anit. Ndonjėherė, kur largohej nga shtėpia duke u nisur pėr udhėtim qė zgjaste 3, 4 apo 5 ditė, ai fillonte tė kėndonte Kur'anin, dhe kur kthehej njerėizt e dėgjonin duke kėnduar disa nga suret e fundit (d.m.th. e pėrfundonte kėndimin e krejt Kur'anit nė njė udhėtim qė zgjaste vē 3 apo 4 ditė). Ai e falte namazin e natės gjatė gjithė jetės sė tij, pak rėndėsi kishte se sa vonė kthehej nga udhėtimi apo aktiviteti qė kishte patur nė da’ue. Ai sigurohej qė tė ngrihej natėn pėr tė falur namaz. Kishte rastė kur ai friėsohej se mos nuk ēohej pėr tė falur namaz, prandaj ai falej gjatė natės dhe pastaj binte pėr tė fjetur. Kur ishte nė udhėtim, ai e falte namazin e natės qoftė nė kafshė apo automjete me tė cilat udhėtonte, pasi kjo gjė ėshtė transmetuar nė Sunet.

Shejkhu udhėtoi nė shtete tė ndryshme, si nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė Shtetet Europiane. Gjatė njė udhėtimi nė Kuvajt, Shejkhu e kaloi tė gjithė kohėn e tij atje duke dhėnė mėsim. Pas sabahut ai jepte mėsim nė Sahihul-Bukhari, pas tė cilit ai pushonte pak. Pastaj, nga ora 11 e mėngjesit e deri nė namazin e drekės jepte mėsim nė Mustalahul-Hadith, dhe pastaj jepte mėsim pas namazit tė drekės, pas ikindisė dhe pas akshamit. Njerėzit qė shoqėronin Shejkhun me makina gjatė kėtyre udhėtimeve nga njėri vend nė vendin tjetėr, nė kohėt ndėrmjet derseve lexonin libra nga Shejkh Bediud-Din Shah. Shumė nga dijetarėt e mėdhenj tė asaj krahine morėn ixhaze nė Hadith nga ai. Kur mbėrriti lajmi nė Arabinė Saudite se Shejkh Bediud-Din Shah ishte nė Kuvajt, shumė dijetarė dhe studentė udhėtuan nė drejtim tė Kuvajtit qė ta takonin atė dhe tė pėrfitonin prej tij. Gjatė tėrė kėtij muaji Shejkhu pushonte vetėm pakėz orė nė ditė, dhe pjesa tjetėr e kohės ishte e mbushur ose me mėsimdhėnie ose me dhėnien e pėrgjigjeve pėr pyetjet qė i drejtonin. Ėshtė vėrtet e mahnishtme se si allau e bėri atė qė tė punonte kaq shumė pėr Islamin. Kjo ėshtė mirėsi qė Allahu ia jep kujt tė dojė Ai.

Vazhdon
« Last Edit: Decembar 24, 2010, 00:49:06 od Muhamed Dolaku »
*
0
*
0
Logged

Muhamed Dolaku
Oflajn
Muško
16516
Vidi Profil WWW
« Odgovori #35 u: Decembar 24, 2010, 00:42:11 »


El-‘Alame Bediud-Din Shah er-Rashidi es-Sindi

Vazhdim


Dija e tij:

Allahu e bekoi Shejkh Bediud-Din Shah es-Sindin duke e bėrė atė njė oqean me dije. Kushdo qė lexon literaturėn e Shejkhut apo dėgjon ligjėratat e tij do tė shohė tek ai cilėsitė e Imamėve tė Fesė. Mes tė tjerash, do tė shohė tek ai mjeshtėrinė e arsyetimit tė el-Hafidh Ibn Hazm, mjeshtėrinė pėrshkruese tė Ibnul-Kajjimit dhe forcėn e argumentit tė Shejkhul-Islam Ibn Tejmijes. Kur studentėt mėsonin Hadithin apo diskutonin reth zinxhirėve tė transmetimit, ata e shihnin Shejkh Bediud-Dinin si njė nga dijetarėt mė tė mėdhenj tė Xherhit dhe Te’dilit. Allahu e bekoi atė me tė gjitha kėto cilėsi, dhe kėshtu njerėzit nga e gjithė bota pėrfituan nga dija e tij. Dhe falė pėrpjekjeve tė Shejkhut, entuziazmi dhe zelli me tė cilin njerėzit mėsuan Akijden, Hadithin dhe Sunetin nuk ėshtė parė nė ndonjė vend tjetėr nė Pakistan.

Kujtesa e tij:

Shejkh Bediud-Dini kishte njė kujtesė qė tė mahniste. Ėshtė pėrmendur nė Ramuz er-Rashidije, i cili ėshtė njė libėr qė pėrmban njė intervistė me Shejkh Bediud-Din Shah es-Sindin qė e ka dhėnė gjatė vitit tė fundit tė jetės sė tij:

Pyetje: Sa kohė tė duhej pėr tė mėsuar pėrmendėsh Kur'anin, kur e ke mėsuar atė dhe sa hadithe ke mėsuar pėrmendėsh?

Pėrgjigje: Ka qenė nė vitin 1948, pas ndarjes sė sub-kontinentit (Indo-Pakistanez) kur e mėsova Kur'anin pėr tre muaj, megjithėse kam qenė i zėnė me aktivitetet e da’ues. E mbaj mend shumė mirė se e kam mėsuar suren Nur kur udhėtoja me deve (nga Sa’idabadi).

Unė kam patur dėshirėn qė ta mėsoja Kur'anin tre apo katėr vjet mė pėrpara, por sė pari, unė kam qenė i pėrfshirė nė shumė aktivitete, dhe sė dyti, unė e dija hadithet rreth pasojave qė burojnė nga harrimi i Kur'anit pasi e mėson atė. Kėshtu qė, unė nuk kisha kurajo tė mjaftueshme qė tė filloja tė mėsoja Kur'anin. Megjithatė, kur erdhi koha pėr ta mėsuar, tė cilėn Allahu (Subhanehu ue Te’ala) e kishte caktuar pėr mua, puna ime u bė shumė e lehtė. Gjithashtu, njė hadith nė Xhami’ et-Tirmidhi rreth mėsimit pėrmendėsh me ndihmoi qė tė mėsoja me njė plan ditor.

Me Mirėsinė e Allahut tė Lartėsuar, ky djalosh i varfėr (d.m.th. vetė ai) mori kurajo dhe e mėsoi Kur'anin nga sureja Hud e deri nė fund. Kurse fillimin e Kur'anit, unė e kisha mėsuar xhuzin e parė. Kėshtu qė mė duhej tė mėsoja qė nga xhuzi i dytė e deri nė fund tė sures Junus. Mu deshėn nėntė ditė pėr tė mėsuar qė nga xhuzi i dytė e deri tek surej a el-Ma’ide., dy ditė pėr tė mėsuar suren el-Ma’ide, tri ditė secila pėr suren el-En’am dhe suren el-A’raf, dhe pjesėn tjetėr tė sureve: sure el-Enfal, sure et-Teube dhe suren Junus i mėsova nė njė ditė secila. Nuk mė ka humbur as edhe njė ditė pa mėsuar pėrmendėsh nė kėto njėzetė ditė.

Kurse pėr sa i pėrket Haditheve, unė nuk pretendoj se jam Hafidh, por me Mirėsinė e Allahut tė Lartėsuar unė di shumė hadithe qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet e pėrditshme tė jetės, bashkė me referencat pėrkatėse.”

Libraria e tij:

Libraria e Shejkh Bediud-Dinit ishte me tė vėrtet njė ekzemplar. Nė kėtė librari private ka midis pesėmbėdhje dhe njėzetė mijė libra ku pėrfshihen dorėshkrime dhe libra, disa nga tė cilat janė me shumė vėllime. Nė zemrėn e tij ishte njė vend i posaēėm pėr librat, aq sa nėse do tė shikonte ndonjė libėr tė ri, ai do tė mundohej qė ta blinte atė pavarsisht gjendjes ekonomike jo tė mirė. Disa njerėz ia falnin librat me bujarinė e tyre dhe ai gėzohej tej mase kur merrte dhurata tė tilla. Nėse hap ndonjė libėr nga libraria e tij shpesh do tė shohėsh se ai ėshtė i mbushur me shėnime nė anėt e tij dhe nė vendet e tjera. Ndonjėherė, kėto shėnime kritikonin apo vėrtetonin atė ēfarė ishte shkruajtur, ndėrsa nė raste tė tjera ishin veēse shtjellim i ēėshtjeve tė pėrmendura aty.

Librat dhe publikimet e tij:
Janė rreth 150 libra dhe publikime tė Shejkhut. Pjesa mė e madhe e tyre janė nė Arabisht, kurse pjesa tjetėr janė nė gjuhėn Urdu dhe Sindi. Shejkh Bediud-Din Shah i zotėronte tė trija kėto gjuhė nė mėnyrė tė shkėlqyer. Pėr mė tepėr, Allahu e kishte bekuar atė me aftėsi pėr tė kuptuar e pėr tė folur gjuhėn Persiane. Disa nga librat e tij janė shkruajtur nė njė gjuhė Arabe aq tė thellė saqė edhe disa nga Arabėt nuk janė tė aftė qė t’i kuptojnė ato, pėrveē nėse kanė ndonjė fjalor me vete. Pėr shembull, libri i tij ‘el-Uxhul’ i cili pėrmend 80 kuptime tė fjalės el-Uxhus; qė ta kuptosh kėtė libėr nuk ėshtė aq kollaj. Shumė nga Ulematė Arabė janė mahnitur nga ky libėr dhe e patėn tė vėshtirė ta besonin se njė Dijetar jo-Arab mund tė shkruante njė libėr tė tillė. Ėshtė edhe njė libėr tjetėr tė cilin ai e shkruajti nė fushėn e Akijdes, duke pėrdorur vetėm fjalė tė cilat nuk kanė pika. Ai ėshtė njė libėr me 80 faqe dhe nė tė ka fjalė tė cilat zor se gjenden edhe nė fjalorin e Arabishtes. Ai shkroi gjithashtu njė libėr nė gjuhėn Arabe tė quajtur ‘Uesul el-Elham Lesul el-Islam’ pa pėrdorur as edhe njė pikė.

Veprat e tij nė Arabisht:
•   Sherh Kitab et-Teuhid (Sagir) tė Ibn Khuzejmes.
•   Tefsir el-Kur'anil-Kerim el-Musme bil-Intinbat el-‘Axhijb fij Ithbat et-Teuhid min Xhami’ Ajatul-Kitab en-Nexhijb.
•   Tahdhibul-Akual fijmen lehu Terxheme fij Adhar el-Bera miner-Rixhal.
•   El-A’xhuzel Hidajeh el-A’xhuz.
•   Uesul el-Elham Lesul el-Islam.
•   Munxhid el-Mustexhiz lirauajeh es-Sunen uel-Kitabul-‘Azijz.
•   Xhuz Menzum fij Esmail-Mudelisin.
•   Xhela el-Ainejn bi-Tahkijk Rauajetel-Bukhari fij Xhuz Raf el-Jedejn.
•   El-Kaulul-Latijf fil-Ahtexhaxh bil-Hadith ed-Da’if.
•   Sarih el-Muhmed fij Uesl Ta’likat Muwetta Imam Muhamed.
•   El-Exhabeh me’al-Esabe fij Tertijb Ehadithul-Bejhaki a’la Mesanid es-Sahabe.
•   Et-Teuijbul-Hadith Tarijkh el-Khatib.
•   Shujukh el-Imam el-Bejhaki.
•   El-Xheuab ed-Delat ‘an Mesele eth-Thelath.
•   El-Etuam el-Mer’asheh fij Bejan Tahrifat Ehlur-Ra’i el-Mudhishe.

Dhe shumė libra tė tjerė.

Nė Urdu:
•   Teuhidul-Khalis.
•   Ittiba’us-Sunneh.
•   Tenkijdus-Sedid bir-Rasale Ixhtihad uet-Taklijd.
•   Nishat el-‘Abd bi-Xhehr Rabbena ue lekel-Hamd.
•   Tarijkh Ehlul-Hadith.
•   Akideja e Imamit duhet tė jetė e saktė.
•   Metodologjia e Ehlul-Hadithit dhe Taklidi.

Dhe shumė tė tjerė.

Nė Sindi:
•   Namazi i Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
•   El-Uasik fij Xheuab el-Uathik.
•   Et-Tenkijdul-Medhbut fij Tesuid Tahrir ek-Mebut.
•   Teuhidur-Rabbani Ja’ni Saēi Muselemani, pjesa e parė dhe pjesa e dytė.
•   Et-Tefsil el-Xhelil fij Abtal et-Te’uil el-‘Alil.
•   Temijz et-Tajjib minel-Khabith bixheuab Tuhfetul-Hadith.

Pėrveē kėtyre, ka edhe mjaft libra tė tjerė qė shkroi ai, ku mė tė rėndėsishmit janė nė fushėn e Tefsirit. Ai filloi ta shkruajė kėtė Tefsir nė gjuhėn Sindi sepse nuk kishte asnjė Tefsir tė pastėr Selefij nė gjuhėn e tij. Ai vazhdoi pėrpara megjithėse njerėzit i kėrkuan qė ai ta shkruante Tefsirin nė gjuhėn Arabe pasi kėshtu do tė fitonte njė treg mė tė gjerė. Shejkhu tha se ai nuk shikonte pėr famė, por deshte tė shkruante njė Tefsir qė do t’i bėnte dobi njerėzve nė krahinėn e tij. Shejkhu mundi ta shkruajė kėtė Tefsir deri tek sureja Jusuf, dhe pastaj vdiq. Janė publikuar nėntė vėllime tė kėtij Tefsiri, dhe vėllimi i parė pėrfshin vetėm parathėnien. Vetėm Tefsiri i sures Fatiha ėshtė me mbi 600 faqe. Shpresohet qė pjesa tjetėr e Tefsirit tė kompletohet dhe tė publikohet nė 15 vėllime (inshaAllah). Ky Tefsir ėshtė shkruajtur nė pėrputhje me Menhexhin Selefij. Ai ėshtė i pastėr nga hadithet da’if, garib apo nga transmetimet e Israilitėve. E veēanta e kėtij Tefsiri ėshtė se ēdo ajet ėshtė shpjeguar me hadithe, dhe se ēdo shpjegim nxjerr nė pah Akijden Selefije.

Njėherė, Shejkh Bediud-Dinit i erdhi njė letėr me pesė pyetje nga Multani, nė tė cilėn pyetej rreth Teuesulit dhe konceptit Sufi tė Uahdetul-Wuxhud. Shejkhu filloi tė shkruante pėrgjigjen pėr kėto pesė pyetje dhe kjo pėrgjigje mori formėn e njė libri me 600 faqe, i cili u botua me titull, Teuhidul-Khalis. Kur Shejkhun e njoftuan pėr botimin e tij, ai shprehu dėshirėn qė tė pėrkthehej nė gjuhėn Arabe. Rreth 300 faqe tė kėtij libri janė pėrkthyer. Ky libėr inshaAllah do tė jetė njė xhevahir nė Akijde, dhe sidomos kėto dy ēėshtje qė janė shjelluar nė tė.

Devotshmėria e tij:

Shejkh Bediud-Dini nuk i kushtoi shumė rėndėsi punėve tė kėsaj dynjaje. Ai zotėronte njė tokė e cila ishte disa qindra akėr (sh.p. 1 akėr = 4050 m2), por ai nuk merrej fare me punėn nė fushė pasi kjo e largonte nga dituria. Kėshtu, ai e kishte dhėnė tokėn me qira dhe fitonte prej saj njė pjesė tė fitime nga toka, por ai kurrė nuk ia lejoi vetes qė ajo ta largonte nga misioni i tij. Ata qė e kanė takuar atė e njohin shumė mirė gradėn e lartė qė kishte ai nė dije,

Shejkhu i madh, Muhadithi el-Albani njėherė u tha njerėzve nė Amerikė qė tė ftonin Shejkh Bediud-Dinin dhe tė pėrfitonin nga dituria e tij. Shujukhė tė tjerė e kanė lavdėruar Shejkhun, pėrfshi Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Bazin dhe Shejkh Rabij' Ibn Hadij el-Medkhalij. Allahu i mundėsoi atij qė tė punonte nė fushėn e da’ues, nė hulumtime, nė mėsimdhėnie dhe nė fusha tė tjera ku mund t’i shėrbehej Islamit. Jeta e tij ishte njė pasqyrim i hadithit: “Nė ēdo kohė do tė ketė njerėz qė do tė ngrejnė lart kėtė Fe.” Kėshtu, do tė ketė njerėz qė do vazhdojnė tė marrin dije, tė japin dije dhe tė pėrhapin kuptimin e saktė tė kėsaj Feje dhe tė kundėrshtojnė ata qė dalin kundėr saj. Allahu e bekoi Shejkh Bediud-Din Shahun me kėto cilėsi. Gjatė gjithė jetės sė tij ai paraqiti konceptin e Teuhidit nė formėn e tij tė kulluar. Ne i lutemi Allahut qė ta bėjė Shejkhun njė pėrmbushje tė duasė qė ka bėrė Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nė Mina:

“O Allah, ndriēoje fytyrėn e besimtarit qė dėgjon njė Hadith nga unė, e mėson pėrmendėsh atė dhe e pėrhap.”

Allahu na dhėntė tė gjithėve ne teufijk (sukses).

Studentėt e tij:
•   Shejkhu, Imami Mukbil Ibn Hadi el-Uadi’i el-Jemeni,
•   Shejkhu, Muhadithi Rabij' Ibn Hadij el-Medkhalij,
•   Shejkh Selim Ibn ‘Ijd el-Hilali,
•   Shejkh Ali Hasen el-Halebi,
•   Shejkh ‘Umer Ibn Muhamed Ibn ‘Abdullah Ibn Subejjel,
•   Shejkh ‘Abdul-Kadir Ibn Habibullah es-Sindi,
•   Shejkh Shemsudin el-Afgani,
•   Shejkh Hamdi ‘Abdul-Mexhijd es-Selefij el-‘Irakij,
•   Shejkh Uasiullah Ibn Muhamed ‘Abbas,

dhe shumė e shumė tė tjerė, pėrfshi kėtu edhe tre djemtė e tij.

Vdekja e tij:

Shejkhu ndėrroi jetė nė Karaēi mė 8 Janar 1996 (1416 Hixhrij) dhe u varros nė qytetin e tij tė lindjes nė Pir Ēando. Njė turmė e madhe njerėzish morėn pjesė nė xhenazen e tij nė Sa’idabad, tė cilėt mbėrritėn nga pjesė tė ndryshme tė vendit. Vėrtet, pasi u fal xhenazja e tij, njė turmė tjetėr njerėzish bėhej gati qė tė falnin xhenazen pėr shkak tė numrit tė madh qė mbėrrinin.

Allahu na mundėsoftė edhe neve qė tė ndjekim kėtė rrugė, tė na bėjė nga ata qė kapen fort pas Kur'anit dhe Sunetit dhe me zemrat dhe veprat tona.
« Last Edit: Decembar 24, 2010, 00:50:06 od Muhamed Dolaku »
*
0
*
0
Logged

Muhamed Dolaku
Oflajn
Muško
16516
Vidi Profil WWW
« Odgovori #36 u: Decembar 24, 2010, 00:55:35 »


Shejkh ‘Abdul-Muhsin bin Hamed el-‘Abbad

Emri dhe Prejardhja e tij:

Ai ėshtė dijetari i madh, muhadithi, Shejkh ‘Abdul-Muhsin bin Hamed bin ‘Abdil-Muhsin bin ‘Abdilah el-‘Abbad Ali-Bedr. Familja Ali-Bedr vjen nga familja e Xhelasit, i cili e ka prejardhjen nga fisi i hershėm ‘Anezeh, njė nga fiset qė rrodhėn prej ‘Adnanit (pasardhėsi i Pejgamberit Isma`il). Nofka e stėrgjyshit tė tij ishte ‘Abbad dhe kėshtu, disa nga pasardhėsit e tij e trashėguan kėtė emėr prej tij, si pėr shembull Shejkh ‘Abdul-Muhsin dhe mamaja e tij, vajza e Sulejman bin ‘Abdilah Ali-Bedr.

Shejkhu ka lindur natėn e tė Martės pas namazit tė Jacisė nė muajin e Ramadanit, 1353 Hixhrij, nė qytetin Zulfi tė Arabisė Saudite. Ky ėshtė qyteti ku ai u rrit dhe mėsoi bazat e shkrimit dhe leximit.

Studimet e tij tė para:

Kur ishte nė Zulfi, ai studjoi me Shejkh ‘Abdullah bin Ahmed el-Mani’, Shejkh Zejd bin Muhamed el-Munejfi, Shejkh ‘Abdullah bin ‘Abdur-Rrahman el-Gaith, me tė cilin mėsoi krejt Kur'anin, si dhe me Shejkh Falih bin Muhamed er-Rumi.

Kur u hap shkolla fillore nė Zulfi nė vitin 1368 Hixhrij, ai iu hyri nė tė nė vitin e tretė tė saj dhe mori diplomėn e tij tė parė nė vitin 1371 Hixhrij.

Pasi kreu studimet e tij fillore, ai kaloi nė Rijad dhe u regjistrua nė Institutin Edukativ (Me’hadul-‘Ilmi) atje. Kjo ndodhi nė tė njėjtin vit kur Imam ‘Abdul-‘Azijz bin Baz kaloi nė Rijad nga Kharxhi, ku kishte shėrbyer atje si gjykatės qė nga viti 1357 Hixhrij, dhe ishte viti i parė pėr tė qė do tė jepte mėsim nė kėtė Institut. Mes shokėve tė tij qė studjuan nė atė kohė ishte edhe Shejkh Muhamed Aman el-Xhami, Allahu e mėshiroftė.

Pasi u diplomua nga ky institut, Shejkhu u regjistrua nė Kolegjin e Sheriatit nė Universitetin Imam Muhamed Ibn Su’ud nė Rijad. Gjatė vitit tė fundit nė kolegj, ai u caktua mėsues nė Institutin Edukativ tė Burejdes mė 13/5/1379 Hixhrij. Pastaj nga fundi i atij viti pėrfundimtar shkollor, ai u kthye nė Rijad pėr tė dhėnė provimet e fundit tė kolegjit. Allahu e bekoi atė duke i dhėnė aftėsi qė tė dilte i pari nga e gjithė klasa e tij qė pėrbėhej nga 80 tė diplomuar. Ata pėrfaqėsonin klasėn e katėrt tė tė diplomuarve nė Kolegjin e Sheriatit nė Universitetin Muhamed bin Su’ud. Ai gjithashtu doli nė vend tė parė nė klasėn e tij gjatė tri viteve nė kolegj si dhe nė diplomėn e dytė qė mori nga Instituti Edukativ nė Rijad.

Gjatė kohės qė ishte nė Rijad ai kishte mundėsi qė tė studjonte me dijetarė si Shejkh Muhamed bin Ibrahim Ali-Shejkh, Shejkh ‘Abdul-Azijz bin Baz, Shejkh Muhamed el-Emin esh-Shenkijti, Shejkh ‘Abdur-Rrahman el-Afriki dhe Shejkh ‘Abdur-Rrazzak el-‘Afijfi, qoftė nė Universitet apo qoftė edhe nė Xhamitė pėrreth.

Ai studjoi veēanėrisht me Shejkh ‘Abdur-Rrahman el-Afriki nė Rijad nė vitin 1327 Hixhrij dhe njė vit mė pas studjoi me tė Hadithin dhe Shkencat e tij. Ai ka thėnė pėr tė: “Ai ishte njė mėsues i sinqertė dhe njė dijetar i madh, si dhe njė kėshilltar, udhėzues e shembull i mirė, Allahu e mėshiroftė.”

Ai kishte gjithashtu marrėdhėnie tė veēanta me Shejkh ‘Abdul-‘Azijz bin Baz qėkur u takuan pėr herė tė parė mė 1327 Hixhrij. Ai studjoi me tė zyrtarisht nė vitin e katėrt tė Kolegjit tė Sheriatit. Shejkh ‘Abdul-Muhsin ka thėnė: “Shumicėn e kontakteve qė kam patur me tė kanė qenė gjatė orėve tė mėsimit nė xhami. Gjithashtu, unė shkoja e i bėja vizitė atij nė shtėpi.”

Nė vitin 1380 Hixhrij, ai u transferua pėr tė dhėnė mėsim nė Isntitutin Edukativ nė Rijad. Por, kur u hap Universiteti Islamik i Medines dhe kolegji i parė qė u hap aty ishte Kolegji i Sheriatit, Shejkh Muhamed bin Ibrahim Ali-Shejkh e zgjodhi atė pėr tė punuar atje si mėsues. Pėrpara kėsaj, nga fundi i vitit 1379 Hixhrij, Shejkh ‘Abdul-Muhsin i kishte kėrkuar Shejkh Muhamed bin Ibrahimit, Allahu e mėshiroftė, qė ta caktonte nė programin pėr profesionin e mėsimdhėnies, gjė qė ai e pranoi me kusht qė kur ai tė pėrfundonte programin, ai do tė jepte mėsim nė Universitetin Islamik me hapjen e tij. Shejkh ‘Abdul-Muhsin iu pėrgjigj duke i thėnė se ishte plotėsisht i pėrgatitur pėr detyrėn.

Roli i tij nė Universitetin Islamik:

Kėshtu, ai filloi tė jepte mėsim nė Universitetin Islamik tė Medines nė vitin 1381 Hixhrij dhe ishte i pari qė ka dhėnė orėn e parė tė mėsimit atje. Ai shoqėroi mėsuesin e tij, Shejkh ‘Abdul-Azijz bin Baz, i cili dha mėsim nė Universitet pėr pesėmbėdhjetė vitet qė pasuan.

Ai shėrbeu si anėtar i komisionit tė Universitetit qė nga fillimi i tij e deri nė vitin 1393 Hixhrij. Pastaj, mė 30/7/1393 Hixhrij ai u caktua zėvendės-drejtor i Universiteti Islamik pas Shejkh ‘Abdul-Azijz bin Bazit qė ishte drejtori atėkohė, i cili e emėroi nė kėtė pozitė mes tri kandidaturave tė tjera, dhe Mbreti Fejzal, Allahu e mėshiroftė, e pėrzgjodhi atė pėr kėtė detyrė.

Shejkh ‘Abdul-Muhsin qėndroi nė kėtė detyrė deri mė 26/10/1399 Hixhrij kur u tėrhoq me kėrkesėn e vet. Dy vitet e para tė kėtij gjashtė vjeēari ai qėndroi nė postin e zėvendėsit. Pastaj, kur shejkh ‘Abdul-Azijz bin Baz, Allahu e mėshiroftė, u transferua mė tej pėr t’u bėrė Drejtori i Komisionit pėr Kėrkime Fetare dhe Fetva, ai zuri vendin e tij. Gjatė kėtyre gjashtė viteve Shejkhu nuk ndaloi sė dhėni mėsim dy herė nė javė pėr studentėt e vitit tė katėrt nė Kolegjin e Sheriatit.

Shejkh ‘Abdul-Muhsin thotė: “Unė shkoja tek ai, d.m.th. tek Shejkh Ibni Bazi, pėrpara se tė shkoja nė Universitet dhe ulesha me tė pėr pak. Shejkh Ibrahim el-Husejin gjithashtu rrinte me ne dhe lexonim me tė (kapituj) nga Mu’amelatet (marrėdhėniet shoqėrore dhe ekonomike ndėrmjet njerėzve) fill pas Sabahut deri kur lindte dielli. Njė herė, gjatė kėtyre ditėve, ai mė tha: “Pashė njė ėndėrr natėn e shkuar ku ishte njė deve tė cilėn po e tėrhiqja unė kurse ti kishe hipur mbi tė. Dhe unė e ēova atė tek Universiteti Islamik.” Dhe lavdi Allahut, kjo ėndėrr doli e vėrtetė sepse unė shėrbeva si zėvendės-drejtor pas tij pėr dy vjet dhe pastaj mora rolin e tij si drejtor i pėrkohshėm pėr katėr vjet.”

Gjatė kohės qė ai shėrbeu si drejtor, nė librarinė e Universitetit Islamik u shtuan mėse pesėmijė dorėshkrime. Kjo ka ndodhur nė tė njėjtėn kohė kur Shejkh Hammad el-Ensari kishte rėnė nė ujdi pėr tė sjellė libra nga libraritė e ndryshme nėpėr botė. Shejkh Hammadi ka thėnė: “Shumica e veprave tė herėshme tė Selefėve qė u fotokopjuan pėr Universitetin Islamik u bėnė gjatė kohės kur Shejkh ‘Abdul-Muhsin shėrbente atje si drejtor.”

Ai ka thėnė gjithashtu: “Unė solla pesėmijė dorėshkrime pėr Universitetin Islamik gjatė udhėtimeve tė mia. Shumicėn e udhėtimeve i bėra me qėllimin pėr tė marrė dorėshkrime dhe fotokopjimi i tyre u bė gjatė kohės qė Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad ishte drejtor i Universitetit.”

Shumica e kėtyre dorėshkrimeve ishin libra tė Hadithit dhe libra rreth Akijdes sė Selefėve. Pėr tė patur njė ide mė tė qartė rreth shėrbimit tė jashtėzakonshėm qė Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad ka bėrė gjatė kohės kur ai ishte drejtor i Universitetit Islamik, shiko se ēfarė thotė mė poshtė Shejkh Hammad el-Ensari (Allahu e mėshiroftė):

“Njė ngjarje historike duhet tė shkruhet pėr Shejkh ‘Abdul-Muhsin. Ai kreu disa punė nė Universitet qė unė do tė desha qė t’i regjistroja apo t’i inēizoja. Ishin dy kohė gjatė ditės qė ai insistonte tė punonte nė detyrėn e tij edhe kur nuk i kėrkohej njė gjė e tillė: nė mėngjes dhe mbasdite pas Ikindisė. Shkova njėherė qė t’i bėja vizitė nė zyrėn e tij pas Ikindisė kur ai ishte drejtor i Universitetit dhe u ula me tė. Pastaj i thashė: “Ku ėshtė kafeja Shejkh?” Ai u pėrgjigj: “Tani ėshtė Ikindi dhe nuk ka njeri qė ta bėjė.” Njėherė, unė isha i vendosur qė tė shkoja nė Universitet pėrpara atij kėshtu qė hipa nė makinė dhe shkova. Kur mbėrrita nė Universitet, atje ishte Shejkh ‘Abdul-Muhsin qė po hapte derėn e Universitetit pėrpara ēdo njeriu tjetėr!”

Ai thoshte: “Transmetojeni tek njerėzit zellin qė ka nė punė Shejkh ‘Abdul-Muhsin sepse nuk ka gjė tė keqe tek kjo.”

Gjithashtu, Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad u bė shkak qė Shejkh Hammad el-Ensari tė shkruante librin e tij tė famshėm rreth Teuesulit, i cili shėrbeu si refuzim ndaj librit tė shkruajtur nga ‘Abdullah el-Gumari, tė cilin e solli Shejkh ‘Abdul-Muhsin bashkė me tė nga Maroku.

Njė tjetėr moment historik pėr Universitetin gjatė drejtimit tė Shejkh ‘Abdul-Muhsin ishte se ai kaloi nga mbikqyrja shtetėrore nė njė institucion privat, u formua departamenti pėr studimet e magjistraturės dhe doktoraturės, u formua fakulteti pėr studimet Kur'anore dhe Islamike nė tėrėsi, u formua fakulteti pėr studimet e Hadithit dhe Gjuhės Arabe, territori i Universitetit u zgjerua pėr tė akomoduar 20.000 studentė, si dhe u ngrit departamenti i botimeve pėr Universitetin.

Shejkh ‘Abdul-Muhsin vazhdon tė japė mėsim nė Universitet deri nė kėtė ditė, megjithėse ai e ka kaluar moshėn e tėrheqjes nga puna. Askush nuk ka dhėnė mėsim kaq gjatė nė Universitetin Islamik sikurse ai, sepse ai ka dhėnė mėsim qė ditėn e parė tė hapjes sė tij e deri mė sot. Pėrveē kėsaj, ai vazhdon tė japė mėsim nė Xhaminė e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Dėshmi e mjaftueshme pėr rolin qė ka luajtur Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad nė Universitetin Islamik tė Medines ėshtė ajo ēfarė ka thėnė Shejkh Hammad el-Ensari, shėnuar nga i biri i tij nė biografinė e Shejkh Hammadit (2/597): “Universiteti Islamik ėshtė universiteti i ‘Abbadit, Zejdit dhe Shejkh Ibni Bazit.” Pastaj ai vazhdon mė tej duke lavdėruar ditėt qė kaluan sė bashku.

Udhėtimet e tij:

Udhėtimi i parė qė ndėrmori Shejkhu jashtė vendlindjes sė tij (Zulfi) ishte kur ai udhėtoi drejt Mekės pėr tė kryer Haxhin nė vitin 1370 Hixhrij. Pastaj, nė vitin 1371 Hixhrij ai udhėtoi drejt Rijadit pėr tė kėrkuar dije. Ai ka shkuar gjithashtu edhe nė Marok. Ėshtė thėnė se Shejkh ‘Abdul-Muhsin e ka marrė gradėn e magjistraturės nė Egjipt.

Disa nga fjalėt e ēmuara tė Shejkhut:

“Unė zotėroj shėnime nga klasė tė ndryshme tė shkollės, duke filluar qė nga klasa e tretė e shkollės fillore, tė cilat janė (shėnimet) mė tė shtrenjta dhe mė tė vyera qė kam ruajtur.”

“Nga veprat mė tė dashura dhe mė me shpresė pėr mua pėrpara Zotit tim ėshtė dashuria ime e madhe pėr Sahabėt e tė Dėrguarit tė Allahut dhe urrejtja ime ekstreme ndaj atyre qė i urrejnė ata. Dhe Allahu mė ka begatur vėrtet me fėmijė: me djem e vajza. Unė u kam vėnė katėr djemve tė mi emrat e katėr Khalifėve tė Udhėzuar, pasiqė njėrit i vura emrin e Prijėsit tė Pejgamberėve, d.m.th. Muhamed. Dhe u kam vėnė disave nga vajzat e mia emrat e Nėnave tė Besimtarėve, pasiqė njėrės i vura emrin e Prijėses sė Besimtareve, d.m.th. Fatime. Unė i lutem Allahut dhe kėrkoj qė tė afrohem tek Ai me anėn tė dashurisė sime pėr ata dhe urrejtjen qė kam ndaj atyre qė i urrejnė ata. Dhe unė i lutem Atij qė tė mė bashkojė me shoqėrinė e tyre dhe t’i ngrejė ata lart nė grada e shpėrblim.

Studentėt e tij:

Shumė nga dijetarėt e sotėm dhe studentė tė mirėnjohur kanė studjuar me Shejkhun qoftė nė orėt e tij nė Universitet apo nė mėsimet e tij nė Xhaminė e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Nga mė tė famshmit prej tyre pėrmendim:
1.   Shejkh Ihsan Ilahi Dhahir, Allahu e mėshiroftė,
2.   Dr. ‘Ali Nasir el-Fekijhi,
3.   Dr. Salih es-Suhajmi,
4.   Dr. Uasiullah ‘Abbas,
5.   Dr. Basim el-Xheuabira,
6.   Dr. ‘Asim bin ‘Abdilah el-Karjuti,
7.   Dr. Ibrahim er-Ruhajli,
8.   Dr. ‘Abdur-Rrazzak el-‘Abbad, i biri i tij,
9.   Dr. Rabij' bin Hadij el-Medkhalij.

Lidhja e tij me Dijetarėt:

Ai kishte lidhje tė veēantė me njerėzit e dijes, nė mėnyrė tė veēantė me ata qė jepnin mėsim nė Universitetin Islamik, pa pėrmendur kėtu ata pėr tė cilėt ai kishte dėgjuar se ishin njerėz me virtyte dhe pozitė tė lartė. Pėr ta ilustruar kėtė, ai kishte marrėdhėnie tė veēanta me Shejkh ‘Umer Fullata, Allahu pastė mėshirė pėr tė, qė mund tė shihet nė njė ligjėratė tė mbajtur pėr tė mbas vdekjes sė tij, e cila mė pas u transkiptua dhe u botua.

Shkrimet e tij:

Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad ka shkruajtur shumė libra, disa prej tė cilėve ishin fillimisht ligjėrata apo mėsime qė kishte dhėnė Shejkhu gjatė jetės sė tij. Mė poshtė janė rradhitur disa nga librat dhe broshurat e tij mė tė njohura:
1.   Ishrune Hadijthen min Sahijhil-Bukhari [20 Hadithe nga Sahihu i Bukharit],
2.   Ishrune Hadijthen min Sahijhil-Muslim [20 Hadithe nga Sahihu i Muslimit],
3.   Min Akhlakir-Rasulil-Kerijm [Nga Morali i tė Dėrguarit Fisnik],
4.   ‘Akijdetu Ehli-Sunneh uel-Xhema’ah fij Sahabetil-Kiram [Akideja e Ehli-Sunetit dhe Xhematit rreth Sahabėve tė Nderuar],
5.   Fadlu Ehlil-Bejt ue ‘Ulu Mekanetihim ‘inde Ehli-Sunneh uel-Xhema’ah [Mirėsia e Anėtarėve tė Shtėpisė sė Pejgamberit dhe Pozita e Lartė qė kanė ata tek Ehli-Suneti dhe Xhemati],
6.   ‘Akijdetu Ehlis-Sunneh uel-Ether fij el-Mehdi-il-Muntedhar [Akideja e Pasuesve tė Sunetit dhe Ethereve rreth Mehdiut tė Pritur]. Ky libėr fillimisht ka qenė njė leksion i mbajtur nga Shejkhu nė prani tė Shejkh ‘Abdul-‘Azijz bin Baz i cili e lavdėroi atė, dhe ai deklaroi se do ta botonte atė pėrpara se ta pėrfundonte plotėsisht.
7.   er-Radd ‘ala er-Rifa’i uel-Buti [Refuzim kundėr Mustafa Rifa’it dhe Muhamed Ramadan el-Buti],
8.   el-Intisar li-Sahabetil-Akhjar [Nė ndihmė tė Sahabėve tė Shkėlqyer],
9.   Fadlul-Medinetu ue Edeb Suknaha ue Zijaretiha [Mirėsia e Medines dhe Edukata e Banimit dhe Vizitės nė tė],
10.   Sherh ‘Akijdetu Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani [Shpjegimi i Akijdes sė Ibn Ebi Zejd el-Kajrauanit]. Ky shpjegim bazohet nė mėsimet e ndryshme qė ka mbajtur Shejkhu nė Xhami. Shejkh ‘Abdul-Muhsin ishte njė nga Dijetarėt e parė Selefijinė, nė mos ndoshta i pari qė ka bėrė shpjegimin e kėtij libri. Shejkh Hammad el-Ensari, i cili vdiq nė mes tė vitit 1418 Hixhrij, ka thėnė: “Asnjė Dijetar Selefij nuk e kishte shpjeguar Akijden e Ibn Ebi Zejd el-Kajrauanit. Vetėm Esh’aritė kanė bėrė shpjegim e tij.
11.   Min Ekualil-Munsifin fij es-Sahabij el-Khalife Mu’auije [Nga Fjalėt e Drejta nė lidhje me Sahabin, Khalifin Mu’auije],
12.   Rifkan Ehli-Sunneh bil-Ehli-Sunneh [Butė o Eli-Sunet me Ehli-Sunetin],
13.   Fet’hul-Kauij-il-Metijn bi Sherh-il-Erbe’in [Ndihma e Allahut nė Shpjegimin e 40 Haditheve tė Neveviut],
14.   Sherh Shurut es-Salat [Shpjegimi i Kushteve tė Namazit]. Ky ėshtė njė shpjegim i pėrmbledhur i veprės klasike tė Imam Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehab.
15.   Bi ejji ‘Aklin ue Dinin jekunu et-Tefxhiru uet-Tedmiru Xhihaden?! Uejhakum... Ufiku ja Shebab!! [Me Ēfarė Feje dhe Logjike mund tė konsiderohet Shpėrthimi dhe Shkatėrrimi Xhihad?! Mjerė pėr ju... Zgjohuni o ju tė rinj!!]
16.   Bedhel en-Nus`h uet-Tedhkir Libakaja el-Meftunin bit-Tekfir uet-Tefxhir [Njė broshurė qė trajton devijimin e atyre qė kanė rėnė nė fitnen e tekfirit dhe shpėrthimeve nė Arabinė Saudite].

Shejkh ‘Abdul-Muhsin ka tė tjera libra e broshura, qofshin ato shkrime tė tija apo leksione e ligjėrata tė transkiptuara qė janė botuar mė pas.

Lavdėrimet e Dijetarėve pėr tė:

Dijetari i madh, Hammad el-Ensari, Allahu pastė mėshirė pėr tė, ka thėnė: “Vėret, sytė e mi nuk kanė parė ndonjė tė ngjashėm si Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad nė aspektin e devotshmėrisė.” [Terxheme Hammad el-Ensari (2/621)]

Ėshtė e rėndėsishme qė tė pėrmendim se Shejkh Hammadi i ka thėnė kėto fjalė megjithėse ai ėshtė shoqėruar me Dijetarė tė mėdhenj si Muhamed bin Ibrahim Ali-Shejkh, el-Mu’alimi, Ibn Baz dhe el-Albani. Kėshtu qė kjo ėshtė njė dėshmi e madhe.

Meqė Shejkh ‘Abdul-Muhsin ishte shumė i ditur nė fushėn e Hadithit, Dijetari i madh, Imam el-Albani mbėshtetej nė disa prej verifikimeve tė tij (tė Shejkh ‘Abbadit), siē mund tė shihet nė veprėn e tij ‘es-Sahiha’ (5/276). Ndėrsa saktėson njė hadith rreth Mehdit dhe pėrmend Ibn Kajjimin i cili thotė se ai ishte i mirė, Imam el-Albani tha: “Shejkh el-‘Abbad u pajtua me tė nė broshurėn e tij rreth Mehdit.”

Ai kishte marrėdhėnie shumė tė forta me mėsuesin e tij, Shejkh ‘Abdul-‘Azijz bin Baz. Saherė qė dikush vinte nga Medina nė Rijad, ai i pyeste ata pėr Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad, Shejkh Hammad el-Ensari dhe Shejkh ‘Umer el-Fulata. [Xheuarih min Sira Ibn Baz, fq. 261]

Shejkhul-Albani (rahimehullah) ka thėnė pėr tė: “Unė s’njoh askėnd qė tė barazohet me tė nė kėtė kohė pėr pėrkushtimin ndaj Hadithit dhe hulumtimit tė gjerė tė tij. Unė s’mund tė bėj dot pa to dhe nuk mendoj se ndonjė tjetėr mund tė bėjė dot pa librat e tij dhe tė mos pėrfitojė prej tyre.”

Shembuj nga devotshmėria e tij:

Kur Shejkhu shėrbeu si drejtor i Universitetit Islamik tė Medines, ai nuk abuzoi me pozitėn e tij qė ta shfrytėzonte atė si njė mundėsi pėr tė shtypur ata qė ishin tė punėsuar atje. Shejkh Hammad el-Ensari tregon: “Shkova nė Universitet nė kohėn e Ikindisė kur Shejkh ‘Abdul-Muhsin shėrbente si drejtori i tij. Dhe nuk kishte asnjė njeri nė Universitet pėrveē meje dhe atij. Kėshtu, unė i thashė: “Pėrse nuk sjellin ndonjėrin qė ta hapė Universitetin nė vendin tėnd pėrpara se tė vish ti?” Ai u pėrgjigj: “Nuk dua tė fus asnjėrin nė punė gjatė kėsaj kohe sepse ėshtė kohė pushimi.” Kjo ishte gjatė kohės sė Ikindisė.

Njė i diplomuar nga Universiteti tregon se kur Shejkhu ishte drejtor, ai nuk donte qė tė ndalonte makinėn e Universitetit nė rrugė pėr tė blerė gjėra pėr shtėpinė e tij. Domethėnė, meqė makina ishte vetėm qė ta merrte atė pėr nė punė e pastaj ta kthente prapė, ai nuk deshte qė tė abuzonte duke e pėrdorur atė pėr arsye personale.

Nė njė rast tjetėr, kur detyra e tij si drejtor pėrfundoi, shoferi i tij e pa atė nė rrugė duke pritur, kėshtu ai kaloi pranė tij si zakonisht dhe i ofroi qė ta ēonte nė shtėpi me makinė, por ai u pėrgjigj: “As qė e ēoj nė mendje! Detyra ime si drejtor ka pėrfunduar dhe i telefonova djalit qė tė vijė tė mė marrė.”

Shembuj nga humori dhe shkatė e tij:

Nė ligjėratėn e mbajtur rreth biografisė sė Shejkh ‘Umer Fulatas, Shejkh ‘Abdul-Muhsin tha: “Nga ngjarjet e kėndshme qė kemi kaluar tė dy ėshtė se unė bėjė gjithmonė shaka me Shejkh ‘Umerin rreth moshės sė tij dhe se sa i vjetėr ishte ai, megjithėse ai nuk e vėrente. Njė vit, kur ishim nė Haxh, ne hymė nė njė nga tendat nė ‘Arafat ku pamė njė burrė, flokėt e tė cilit ishin zbardhur plotėsisht - madje edhe vetullat e tij. Kėshtu qė i thashė Shejkh ‘Umerit: “Ky burrė ėshtė nga shokėt e tu” - d.m.th. ai ėshtė i vjetėr nė moshė. Pasi u ulėm, burri mė pa mua dhe mė tha: “Unė jam studenti yt. Ti mė ke dhėnė mėsim gjatė netėve tė kursit nė shkollėn fillore nė Rijad.” Kjo ka ndodhur rreth vitit 1374 Hixhrij. Nė kohėn kur studjoja nė Rijad, unė jepja mėsim vullnetarisht nė mbrėmje tek ajo shkollė ku pjesa mė e madhe e studentėve punonin gjatė ditės. Kėshtu, Shejkh ‘Umeri, Allahu pastė mėshirė pėr tė, e pa kėtė si njė mundėsi pėr t’u kthyer nga unė pastaj. Pastaj, ai vazhdonte ta pyeste burrin herė pas here: “Ti je studenti i Shejkh ‘Abdul-Muhsin?”

Mėsimet e tij:

Si u pėrmend mė pėrpara, Shejkh ‘Abdul-Muhsin jep rregullisht mėsim nė Xhaminė e Pejgamberit, pėrveē mėsimit nė Universitet. Ai jep mėsim gjithashtu nė Xhaminė e tij. Nga veprat klasike qė ka shpjeguar Shejkhu gjatė mėsimeve tė tij nė Xhaminė e Profetit, tė cilat mund tė gjenden edhe nė audiotekėn e Haramit, pėrmendim:
1.   Shpjegimi i pėrmbledhjes sė veprės el-Elfije tė Sujutit (57 kaseta),
2.   Shpjegimi i Akijdes sė Ibn Ebi Zejd el-Kajrauanit (14 kaseta),
3.   Shpjegimi i Sahihut tė Bukharit, tė cilin ai nuk e pėrfundoi (623 kaseta),
4.   Shpjegimi i Sunenit tė Nesaiut (414 kaseta),
5.   Shpjegimi i Sunenit tė Ebi Davudit (272 kaseta dhe vazhdon ende),
6.   Shpjegimi i Librit tė Agjėrimit nga el-Lu’lu uel-Merxhan (7 kaseta),
7.   Shpjegimi i Edabul-Meshij ilas-Salat (14 kaseta).

Allahu e shpėrbleftė Shejkhun pėr mundin e madh qė ka shpenzuar nė edukimin e Muslimanėve dhe pėrhapjen e tė vėrtetės.

Allahu e ruajt atė nga ēdo e keqe!

Numri i telefonit tė Shejkhut nė Medine ėshtė: 04/8475207

Pėrktheu Alban Malaj


Burimi: Al-Ibaanah.com
*
0
*
0
Logged

Muhamed Dolaku
Oflajn
Muško
16516
Vidi Profil WWW
« Odgovori #37 u: Decembar 24, 2010, 01:09:19 »


Shejkh Muhamed Xhemil Zejnu


Shejkh Muhamed Xhemil Zejnu [1] (hafidhahullah) thotė pėr veten e tij:

“Unė kam lindur nė qytetin Haleb nė Siri. Kur mbusha dhjetė vjeē shkova nė njė shkollė private ku mėsova tė lexoja e tė shkruaja. Pastaj kam ndjekur shkollėn Darul-Hafidh pėr pesė vjet, kohė nė tė cilėn mėsova pėrmendėsh tė gjithė Kur'anin, lavdi Allahut. Pastaj kam ndjekur atė qė quhej el-Kulijetush-Sheri’ije et-Texh`hizetu. Sot ajo quhet eth-Thenauijetush-Sher’ije, e cila ėshtė pranė Aukaful-Islamije. Kjo shkollė kombinon mėsimet e shkencave Sheriatike me ato Moderrniste.

Mbaj mend se kam studjuar atje dijen e Teuhijdit nga njė libėr me titull el-Husunul-Hamidije. Autori pohonte nė atė libėr se bota paska njė Zot dhe njė Krijues! Mė vonė m’u bė e qartė se ky program mėsimor nuk ishte i saktė nė Akijden qė afirmonte sepse edhe mushrikėt tė cilėt i luftoi i Dėrguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), pohonin se Allahu ėshtė Krijuesi dhe Furnizuesi (i gjithēkaje).

“Dhe nėse i pyet ata se kush i krijoi, ata do tė thonė: “Allahu”...”

Jo, madje edhe Shejtani, tė cilin e mallkoi Allahu, e pohonte kėtė. Ai ka thėnė:

“Zoti im, pėr shkak se Ti mė humbe mua...”

Kurse pėr sa i pėrket Teuhidit Uluhije qė ėshtė themeli dhe ai qė do t’i shpėtojė Muslimanėt, atėherė unė nuk e studjova atė dhe nuk kisha fare dije rreth tij.

Unė isha Nakshibendi: [2]

Qė kur kam qenė i vogėl shkoja merrja pjesė nė mėsimet dhe mexhliset e Dhikrit qė mbaheshin nė xhami tė ndryshme. Njė Shejkh i tarikatit Nakshibendi filloi me mua (qė tė mė mėsonte) dhe mė ēoi nė njė cep tė xhamisė. Ai nisi tė mė jepte formulat e lutjeve (eurad) tė tarikatit Nakshibendi, por pėr shkak tė moshėsh sime tė vogėl, unė nuk mund t’i kryeja ato. Megjithatė, unė merrja pjesė nė mexhliset e tyre me tė afėrmit e mi nė Zeuaja dhe i dėgjoja ata duke recituar dhe pėrsėritur ilahije (nashide) [3] dhe poezi (kaside) tė ndryshme. Sa herė qė pėrmendej emri i Shejkhut tė tyre, ata bėrtisnin me zė tė lartė. Kjo gjė ishte e mėrzitshme pėr mua ngaqė mė trembte. Mua mė kishte zėnė paniku dhe isha i tmerruar. Kur u rrita, njė i afėrmi im mė ēonte nė xhaminė qė kishim aty pranė pėr tė marrė pjesė nė atė qė quhej el-Khatam. Ne uleshin nė formėn e njė rrethi dhe njė nga Shejkhat na jepte guralecė duke thėnė, “el-Fatiha esh-Sherif, el-Ikhlas esh-Sherife”. Pastaj lexonim suren Fatiha dhe Ikhlas sipas numrit tė guralecėve qė kishim, me gjithė istigfarin dhe salavatet qė ēonim pėr Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), sipas mėnyrės qė ata e kishin mėsuar pėrmendėsh. Kėtė ata e bėnin pjesėn e fundit tė Dhikrit. Pastaj Shejkhu thoshte Dhikrin e tyre sepse Shejkhu i tyre - siē pretendonin ata - ishte ai qė i lidhte ata me Allahun. Ata murmurinin dhe bėrtisnin ndėrsa i rrėmbente nėnshtrimi deri sa ndonjėri prej tyre kėrcente pėrmbi kokat e atyre qė ishin tė pranishėm nė mexhlis, sikur ai tė ishte njė akrobat qė e kishin zėnė emocione tė forta. Ata bėnin gjithashtu gjėra tė tjera qė ishin bidate, pėr tė cilat Allahu nuk kishte shpallur apo zbritur asnjė autoritet apo lejim.

Si u udhėzova nė Teuhid?

Njėherė i lexova transmetimin e Ibn ‘Abbasit (radij-Allahu ‘anhuma) Shejkhu tim Sufi, qė ishte thėnia e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

 “Kur tė lutesh, lutju vetėm Allahut dhe kur tė kėrkosh ndihmė, kėrkoja vetėm Allahut.” [3]

Isha i mahnitur me shpjegimin qė i kishte dhėnė Neueuiu (rahimehullah) kur thoshte:

 “Pastaj, nėse ka ndonjė nevojė e cila ėshtė e pazakontė qė tė vijė nga duart e krijesave tė Tij, siē ėshtė kėrkimi i udhėzimi dhe diturisė... shėrimi i tė sėmurit dhe arritja e shėndetit, atėherė ai i kėrkon ato nga Zoti i tij. Ndėrsa qė t’i lutesh krijesave dhe t’u mbėshtetesh atyre, kjo gjė ėshtė e dėnueshme.”

Kėshtu qė i thashė Shejkhut: “Ky transmetim dhe ky shpjegim, qė tė dy tregojnė ndalimin e kėrkimit tė ndihmės nga dikush tjetėr nė vend tė Allahut, nė atė gjė qė askush tjetėr nuk ka mundėsi qė ta bėjė pėrveē Allahut.” Ai mė tha: “Jo, lejohet.” Unė i thashė: “Kush ėshtė argumenti?” Kėshtu qė ai u nevrikos dhe mė bėrtiti: “Nėse tezja ime thotė “O Shejkh Sa’d” (ai ėshtė njė i vdekur qė pretendohet se ėshtė Eulija) dhe unė t’i them asaj, “O teze, a tė bėn dobi Shejkh Sa’di?” ajo do tė mė thotė, “Unė e thėrras atė dhe ai ndėrhyn tek Allahu pėr mua dhe unė shėrohem!!” I thashė: “Ti je njė dijetar qė e ke kaluar tėrė jetėn duke lexuar libra dhe po e merr ‘Akijden tėnde nga tezja jote qė ėshtė injorante?!” Ai mė tha: “Ti paske mendime Uehabistėsh!” Dhe atė kohė unė nuk dija asgjė pėr Uehabizmin pėveē ato ēfarė kisha dėgjuar nga Shejkhat qė thonin se ata i kundėrshtojnė njerėzit, ata nuk i besojnė Eulijatė dhe kerametet (mrekullitė e tyre tė pretenduara) dhe ata nuk e duan tė Dėrguarin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe shumė gjėra tė tjera qė ishin shpifje tė pabaza pa kurrėfarė tė vėrtete nė to. I thashė vetes se nėse Uehabistėt besojnė nė kėrkimin e ndihmės vetėm nga Allahu dhe se vetėm Allahu ėshtė Ai qė tė shėron (nga sėmundjet), atėherė unė duhet tė njihem me atė ēfarė ndjekin e besojnė ata.

Kėshtu, kėrkova pėr kėtė grup dhe i gjeta. Ata kishin mexhlis ēdo tė Enjte, nė tė cilin studjonin tefsir, fik`h dhe hadith. Shkova atje me fėmijėt e mi dhe me disa nxėnėsa tė rinj. Hyra nė njė dhomė tė madhe dhe u ula nė pritje tė mėsimit. Pas disa momentesh Shejkhu [4] erdhi. Ai i pėrshėndeti tė gjithė me Selam dhe pastaj u ul nė ndenjėsen e tij. Askush nuk u ēua nė kėmbė pėr atė. I thashė vetes: ky Shejkh ėshtė shumė modest dhe nuk do qė njerėzit tė ēohen nė kėmbė pėr tė qė ta pėrshėndesin. Qė kėtej e tutje pastaj, fillova udhėtimin tim nė pastrimin e Teuhidit, thirrjen drejt tij dhe pėrhapjen e tij mes njerėzve qė kundėrshtonin zotėrinė e njerėzimit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Vėrtet, unė lavdėroj Allahun (‘Azze ue Xhel), Atė i Cili mė udhėzoi nė kėtė rrugė. Unė nuk do tė isha udhėzuar nėse nuk do tė mė kishte udhėzuar Allahu, kėshtu qė, lavdia i takon vetėm Allahut sė pari e sė fundmi.

Fundnota:

[1] Sh.p: Shejkh Muhamed bin Xhemil Zejnu ėshtė profesor nė Darul-Hadith el-Khajrije nė Mekėn e Shenjtė.

[2] Sh.p: Nakshibenditė janė njė grup nga grupet e larmishme tė Sufizmit. Figurat mė tė shquara tė Nakshibendive janė Imamėt e sotshėm, Shejkh Nazim el-Kubrisi i cili jeton nė Qipro dhe Shejkh Muhamed Hisham Kabani i cili jeton nė Amerikė. Besimi i tyre ėshtė njė kėnetė me shirkijate, kufrijate e bidate, ku vlen tė pėrmendim pikat mė kulmore tė kėtij besimi: 1- ata ua mveshin krijesave Emrat dhe Cilėsitė e Allahut, 2- ata thonė se eulijatė e tyre mjafton tė thonė pėr diēka “Kun” - Bėhu! - dhe ajo bėhet menjėherė, 3 - shejkhu i tyre zotėron dije rreth Gajbit, 4 - sipas tyre Allahu ėshtė kudo, veēanėrisht nė Qabe, 5 - sipas tyre qoftė besimtarėt ashtu edhe mosbesimtarėt janė tė barabartė pėrpara Allahut, 6 - shejkhu i tyre ndėrmjetėson pėr ata tek Allahu, 7 - shejkhu i tyre do tė jetė zėdhėnėsi i Allahut pėr robėrit e Tij nė Ditėn e Gjykimit, 8 - ēdo gjė qė ndodh, ndodh me dėshirėn e Allahut dhe me dėshirėn e eulijave tė tyre, 9 - shejkhu i tyre ėshtė ruajtėsi i krejt universit, pėrfshi botėn e njerėzve dhe atė tė xhinėve, 10 - shejkhu i tyre e largon tė keqen qė mund tė tė bjerė, 11 - disa nga njerėzit e tyre mund tė arrijnė gradė mė tė lartė se ajo e Pejgamberėve dhe Sahabėve... e shumė ēmenduri tė tjera, tė cilat mbushin librat e Nakshibendive.

[3] Sh.p: Shejkhul-Islam Ibn Tejmije (rahimehullah) ka thėnė: “Unė di qė nė “Epokėn e Artė”, nė shekujt e parė e mė tė mirėt, se nė Hixhaz, Siri, Jemen, Egjipt, Magrib (Marok), Irak, Khurasan, asnjė nga dijetarėt, njerėzit e devotshėm, zahidėt dhe ata qė i bėnin shumė ibadet Allahut, ata nuk mblidheshin pėr tė dėgjuar kėto fishkėllima, pėrplasje tė duarve, buēitjen e daulleve e gjėra tė tjera si kėto. Kjo gjė u shpik mė vonė nė fund tė shekullit tė dytė dhe sa herė qė Imamėt e kanė parė kėtė gjė, ata e kanė dėnuar.” [el-Fetaua, 11/569]

Shejkh Ibn ‘Uthejmin (rahimehullah) ka thėnė: “Ilahitė Islame janė himne tė shpikura. Ato ngjajnė me atė ēfarė kanė shpikur Sufistėt. Kjo ėshtė arsyeja pėrse duhet t’i mėnjanojmė ato dhe nė vend tė tyre t’u kthehemi kėshillave tė Kur'anit dhe Sunetit.” [Fetaua Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin, 1/134-135]

Shejkh Salih Ibn Feuzan el-Feuzan (hafidhahullah) ka thėnė: “Nė kėtė ditė dhe nė kėtė kohė kur janė shfaqur e kanė dalė parti e grupe tė ndryshme, kjo gjė ka ēuar nė adoptimin nga ana e kėtyre grupeve e partive tė himneve tė pėrkushtimit dhe fanatizmit tė tyre, tė cilat ata i kanė quajtur ‘ilahije Islame’ (nashide). Ky emėrtim ‘ilahije Islame’ nuk ėshtė i saktė [nė Fenė tonė]. Kėshtu qė, nuk lejohet qė tė pranohen kėto ilahije e tė pėrhapen e tė reklamohen mes njerėzve.” [Mexheletud-Da’ue, n. 1632]

[4] Sh.p: Hadithin e transmeton Tirmidhiu dhe ėshtė hasen-sahih.

[5] Sh.p: Ai aludon kėtu pėr Dijetarin e madh, Muhamed Nasirud-Din el-Albani, i cili pati njė ndikim tė madh tek Shejkh Muhamed bin Xhemil Zejnu, i cili ėshtė edhe njė nga studentėt e tij njėkohėsisht.

Pėrktheu Alban Malaj
« Last Edit: Decembar 24, 2010, 01:14:47 od Muhamed Dolaku »
*
0
*
0
Logged

Muhamed Dolaku
Oflajn
Muško
16516
Vidi Profil WWW
« Odgovori #38 u: Decembar 24, 2010, 01:42:41 »


Imam Tirmidhiu 209/279H

Imam Tirmidhiu ka lindur nė vitin 209 pas hixhretit, gjatė mbretėrisė sė kalifit tė Abasidit, Memun er-Rashid. Kalifati i Abasidit, pavarėsisht nga kontributet e shkėlqyera pėr Islamin, solli dhe shumė probleme tė vėshtira.

Filozofia greke hyri lirshėm nė botėn islame. Kjo u lejua plotėsisht nga qeveria, derisa mė nė fund e shpalli shkollėn Mutezile tė mendimit si fe shtetėrore. Kushdo qė kundėrshtonte shkollėn Mutezile tė mendimit kundėrshtonte shtetin. Me ndikimin e filozofisė greke qė po depėrtonte tek njerėzit, shumė myslimanė filluan tė pėrpiqen tė bashkėrendonin arsyen dhe shpalljen. Si pasojė, ata devijuan dhe larguan nga Allahu dhe profeti shumė myslimanė tė pafajshėm dhe tė dobėt. Shumė dijetarė tė Islamit po pėrpiqeshin tė mbronin sheriatin. Falsifikimet dhe ndėrshthėniet nė Hadith u bėnė tė zakonshme nga sundimtarėt, tė cilėt donin tė plotėsonin arsyet e tyre personale. Nė shekullin e parė Umar bin Abdul Aziz filloi njė lėvizje pėr tė pėrpiluar hadithin e profetit, sepse ekzistonte frika se mund tė humbiste. Mė nė fund kjo detyrė e madhe u mor pėrsipėr nga gjashtė dijetarė tė rėndėsishėm tė Islamit. Njėri prej tyre ishte Imam Ebu Isa Muhamed ibn Isa Tirmidhiu.

Pasi u rrit nė njė mjedis mėsimi dhe kishte cilėsi shumė tė mira tė karakterit, Imam Tirmidhiu ia pėrkushtoi jetėn e tij fushės sė Hadithit. Dijen bazė ai e pėrftoi nė vendin e tij dhe mė vonė udhėtoi nė vende tė largėta, nė kėrkim tė kėsaj shkence tė madhe. Ai e studioi hadithin nga personalitete tė mėdha si Imam Buhariu, Imam Muslimi dhe Imam Ebu Davudi. Nė disa tregime Imam Buhariu dhe Imam Muslimi janė dhe nxėnėsit e tij gjithashtu.

Njėherė Imam Buhariu i tha: "Unė kam pėrfituar mė shumė nga ti, sesa ti nga unė". Musa ibn Alak ka thėnė: "Kur vdiq Imam Buhariu, ai nuk la nė Horasan asnjė tjetėr, i cili mund tė krahasohej me Ebu Isa Tirmidhiun pėr sa i pėrket dijes, kujtesės, devotshmėrisė dhe maturisė". Sipas Abdullah ibn Muhamed el-Ensarit, vepra el-Xhami e Imam Tirmidhiut, ėshtė mė e dobishme se veprat e Imam Buhariut dhe Muslimit, pėrderisa pėrpilimet e tyre mund tė kuptohen vetėm nga tė diturit, ndėrsa El-Xhami mund tė kuptohet dhe nga dijetari dhe nga njerėzit e thjeshtė. Imam Tirmidhiu e pėrpiloi kėtė libėr dhe ua prezantoi njerėzve tė ditur tė Hixhazit, Irakut dhe Horasanit dhe ata ishin tė kėnaqur me tė. Kushdo qė e ka kėtė libėr nė shtėpinė e tij ėshtė si tė ketė profetin qė i flet atij.

Imam Tirmidhiu kishte njė kujtesė tė jashtėzakonshme. Nėse e dėgjonte diėka vetėm njėherė ai nuk e harronte atė. Njėherė kur ishte rrugės pėr nė Mekė, Imam Tirmidhiu takoi njė dijetar hadithi, prej tė cilit mė parė kishte mėsuar dy kapituj. Duke menduar se i ka shėnimet me vete, ai i kėrkoi dijetarit nėse mund t'i lexonte kėto dy kapituj, nė mėnyrė qė ai ta korrigjonte, nėse kishte ndonjė gabim. Pasi e kuptoi se nuk i kishte shėnimet me vete ai nxori njė fletė bosh dhe i tha pėrmendėsh tė dyja pjesėt. Kur dijetari e kuptoi se ėfarė po bėnte ai e qortoi Tirmidhiun: "S'tė vjen turp. Po mė bėn tė humbas kohėn". Imam Tirmidhiu e siguroi se ai i kishte mėsuar pėrmendėsh hadithet. Dijetari nuk u bind edhe pse Imam Tirmidhiu i kishte thėnė pėrmendėsh tė gjitha hadithet. Imam Tirmidhiu i kėrkoi atij qė t'i thoshte disa hadithe tė tjera. Dijetari i tha dyzet hadithe, tė cilat Imam Tirmidhiu i pėrsėriti pa bėrė asnjė gabim tė vetėm, duke treguar aftėsinė e mrekullueshme tė mėsimit pėrmendėsh tė haditheve.

Njė ndodhi tjetėr ėshtė regjistruar nga Hakim ul-Ummat nė El-Misk-us-Zaki, ku pėrshkruhet kujtesa e fortė e Imam Tirmidhiut. Ai shkruan:

Imam Tirmidhiu kishte humbur shikimin vitet e fundit tė jetės sė tij. Njėherė, ndėrsa ishte nė njė udhėtim, nė njė pikė tė caktuar ai uli kokėn. Kur e pyetėn pėrse veproi ashtu, ai u pėrgjigj: "Pėrse nuk ėshtė njė pemė kėtu, degėt e tė cilės varen nė atė mėnyrė, sa qė mund ta dėmtojnė kalimtarin"ė Ata i thanė qė jo. Ai u trondit kur e dėgjoi kėtė sepse ai mbante mend se aty kishte qenė njė pemė dhe u shqetėsua se mos ndoshta dhe kujtesa po i dobėsohej. Ai e ndaloi karvanin menjėherė dhe u kėrkoi shokėve tė pyesnin banorėt e zonės, nėse aty kishte qenė njė pemė apo jo. "Nėse vėrtetohet se aty nuk ka pasur pemė atėherė nuk do tė tregoj mė hadithe nga profeti, pėr shkak tė dobėsimit tė kujtesės". Banorėt thanė se aty kishte qenė njė pemė mė parė, por ishte hequr pėr shkak se ishte bėrė pengesė pėr udhėtarėt.

Imam Tirmidhiu kishte njė numėr tė madh studentėsh nga e gjithė bota. Mė tė njohurit janė Hejsam ibn Kuleib, Ebu Abazi dhe Muhamed ibn Ahmed. Sheh Abdul Azizi e pėrshkruan Imam Tirmidhiun me fjalėt e mėposhtme: "Kujtesa e tij ishte e veėantė dhe droja dhe devotshmėria e tij ndaj Allahut ishin shumė tė mėdha. Ai qante shumė nga droja ndaj Allahut, saqė nė vitet e fundit tė jetės sė tij humbi shikimin".

Sipas Ibn Tejmijes dhe Sheh Valiullah, Imam Tirmidhiu ishte jurist i pavarur. Mevlana Anwar Shah Kashmiri ėshtė i mendimit se ai ishte i medhhebit Shafii.

Nė vitin 279 pas hixhretit nė njė fshat tė quajtur Bauag, kur ishte nė moshėn 70 vjeėare, Imam Tirmidhiu e la vendbanimin e pėrkohshėm pėr botėn tjetėr qė do tė zgjasė pėrgjithmonė. Sakrificat e tij tė mėdha dhe shkalla me tė cilėn ai i shėrbeu fesė nuk mund tė kuptohen asnjėherė plotėsisht.

Shumė libra tė hadithit u pėrpiluan para se Imam Tirmidhiu tė vendoste tė pėrpilonte veprėn e tij El-Xhami. Davud Tajalisi dhe Ahmed ibn Hanbeli kishin pėrpiluar libra, tė cilėt pėrmbanin hadithe autentike dhe tė dobėta. Mė vonė Imam Buhariu pėrpiloi Sahihun dhe nuk pėrfshiu transmetime tė dobėta. Objektivi i tij kryesor ishte tė nxirrte ligje nga hadithet pėrkatėse. Mė vonė Imam Muslimi pėrpiloi librin e tij ku ishte i pėrqendruar tek senedi (zinxhiri i transmetimit). Qėllimi i Imam Nesaiut ishte tė pėrmendte mospėrputhjet e hadithit, ndėrsa Ebu Davudi pėrgatiti njė libėr qė u bė baza pėr *****ahatė. Imam Tirmidhiu kishte kombinuar stilet e Buhariut, Muslimit, Ebu Davudit dhe Nasait duke pėrmendur mospėrputhjet nė lidhje me transmetuesit dhe e bėri pėrpilimin e tij bazė pėr juristėt.

Karakteristikat e veėanta tė al-Jami ut-Tirmidhu

Ai ėshtė Sunen dhe Xhami.

Vetėm 83 hadithe pėrsėriten.

Imam Tirmidhiu nuk pėrfshin pjesėn mė tė madhe tė hadithit dhe pėrmend vetėm atė pjesė qė lidhet me titullin.

Pasi e pėrmend hadithin ai klasifikon transmetimin (nėse ėshtė autentik apo i dobėt etj).

Ai i specifikon emrat e transmetuesve d.m.th nėse kunja e transmetuesve (titulli i nderit) ėshtė pėrmendur, ai nuk e pėrmend emrin e vėrtetė dhe anasjelltas.

Njė hadith i Tirmidhiut ėshtė thulathijat d.m.th transmetuesit e hadithit mes Imam Tirmidhiut dhe profetit janė vetėm tre.

Ēdo hadith nė veprėn e Tirmidhiut ėshtė mamulbhi (e praktikuar nga juristėt).

Ai i shpjegon medhhebe tė ndryshme bashkė me dėshmitė e tyre.

Ai jep njė shpjegim pėr tė gjitha hadithet e vėshtira.

Libri ka njė organizim tė shkėlqyer, prandaj ėshtė shumė e lehtė tė kėrkosh njė hadith.
Nė tė gjithė librin nuk ka asnjė hadith tė trilluar.

Sipas komentueve tė El-Xhami-it Imam Tirmidhiu ruajti kushtet e mėposhtme gjatė gjithė pėrpilimit tė librit tė tij.

Ai nuk ka transmetuar asnjė hadith nga ata qė i trillonin hadithet.
Allama Tahir Mukadisi pėrmend se el-Xhami ut-Tirmidhi pėrmban katėr lloje hadithi:

1 - Ato hadithe qė pėrputhen me kushtet e Buhariut dhe Muslimit.
2 - Ato hadithe qė pėrputhen me kushtet e Ebu Davudit dhe Nesaiut.
3 - Ato hadithe qė kanė mospėrputhje nė sened ose metn.
4 - Ato hadithe tė dobėta tek tė cilat janė mbėshtetur disa *****aha.

Imam Tirmidhiu e pranon njė hadith qė transmetohet me fjalėn "an"nėse tė dy transmetuesit janė bashkėkohės.
Pasi pėrmend njė hadith tė dobėt, ai e shpjegon pėrse ėshtė i tillė.
Njė hadith mursal pranohet nga Imam Tirmidhiu kur mbėshtetet nga njė zinxhir transmetuesish qė nuk ėshtė i shkėputur.

Statusi i el-Xhamiut Tirmidhi mes gjashtė librave autentikė tė hadithit.

Al-Jami ut Tirmidhi ėshtė klasifikuar si i pesti mes gjashtė librave mė autentikė tė hadithit. Statusin mė tė lartė e gėzon Buhariu, i ndjekur nga Muslimi, Ebu Davudi, Nasai, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh. Haxhi Khalifa nė el-Kashf el-Dhunun e ka klasifikuar Tirmidhiun nė pozicionin e pestė. Dhehebiu ka shkruar se Tirmidhiu duhet tė jetė nė vendin e tretė, por pozita e tij ka rėnė sepse ka sjellė transmetues tė dobėt si Kalbi dhe Meslub. Megjithatė duke parė mėnyrėn se si e ka organizuar librin duket se mendimi i Haxhi Khalifas ėshtė mė i miri.

Klasifikimi i hadithit u bė nga Ali ibn Madini dhe mė vonė nga nxėnėsi i tij Imam Buhariu. Megjithatė Imam Tirmidhiu ishte imami i parė i cili e bazoi librin e tij tek kėto klasifikime.

Imam Tirmidhiu klasifikon pjesėn mė tė madhe tė haditheve dhe pėrmend besueshmėrinė e tyre. Imam Tirmidhiu pėrdor nėntė terma tė ndryshėm.

1) Sahih: quhet ai hadith ku tė gjithė transmetuesit janė tė besueshėm, ai ka fuqinė e ruajtjes dhe senedi i hadithit duhet ė shkojė deri tek profeti a.s pa ndėrprerje, ai duhet tė pėrputhet me transmetimet e transmetuesve tė tjerė tė besueshėm dhe nuk duhet tė ketė asnjė tė metė tė fshehur nė matan apo nė sened. N.B. Imam Tirmidhiu nuk e quan kusht paraprak qė njė hadith sahih duhet tė ketė disa zinxhirė transmetuesish.

2) Hasan: quhet ai hadith qė nuk pėrmban transmetues tė akuzuar pėr gėnjeshtra, nuk ėshtė shaadh dhe ėshtė transmetuar nga mė shumė se njė sened.

3) Daif: quhet ai hadith ku transmetuesit nuk janė tė besueshėm dhe nuk e kanė aftėsinė e ruajtjes, ose ka njė ndėrprerje nė zinxhirin e transmetuesve, ose hadithi ėshtė shaadh ose mualall.

4) Garib: sipas Imam Tirmidhiut hadithi klasifikohet garib pėr njė prej arsyeve tė mėposhtme:

ėshtė transmetuar vetėm nga njė zinxhir,
nė tekst ėshtė bėrė shtesė,
transmetohet nga zinxhirė tė ndryshme transmetuesish, por nė njėrin prej zinxhirėve ka njė shtesė nė sened.
5) Hasan garib: Kėto mund tė kombinohen d.m.th hasan i referohet ndershmėrisė sė transmetuesve, ndėrsa garib nėnkupton se ai ėshtė i vetėm nė transmetimin e hadithit.

6) Sahih gharib: Ky term nėnkupton se hadithi ėshtė autentik, por ka vetėm njė sened.

7) Hasan sahih gharib: Ky hadith ėshtė hasen pėrderisa ka zinxhirė tė ndryshėm transmetuesish, ėshtė sahih pėrderisa zinxhirėt janė tė gjithė autentikė dhe ėshtė gharib sipas fjalėve qė ka transmetuar Imam Tirmidhiu.

8) Hasan sahih: Ky term ka shkaktuar shumė pėshtjellim tek muhadithinėt, pėrderisa hasan ėshtė i ulėt se sahih. Ndėrsa sahih tregon fuqinė e shkėlqyer tė ruajtjes sė njė transmetuesi, hasen tregon pamjaftueshmėri nė lidhje me kėtė, prandaj duket se tė dyja janė tė kundėrta dhe nuk ėshtė e mundur tė pėrputhen. Mutekadimen kanė dhėnė shumė shpjegime pėr kėtė:

Ibn Haxha ka pėrmendur se fjalė "av" nuk pėrfshihet dhe si rrjedhim hadithi do tė jetė hasan ose sahih. 2 Ibn Salah ėshtė i mendimit se kur njė hadith transmetohet me dy senede, njėri duhet tė konsiderohet hasan dhe tjetri sahih. 3. Ibn Kethiri ka thėnė se Imam Tirmidhiu ka krijuar njė term tė ri qė nėnkupton se hadithi ėshtė mė i lartė se hasan por mė i ulėt se sahih. 4 Ibn Dakik ul Eid ėshtė i mendimit se sahih dhe hasan nuk janė tė kundėrta, por i pėrkasin tė njėjtės kategori. Megjithatė hasan do tė konsiderohet si mė e ulėt se sahih kėshtu qė tė dyja mund tė kombinohen. Ky mendim ėshtė pėlqyer mė shumė nga muhadithinėt.

Nė shekullin e tretė pas hixhretit u pėrpiluan shumė koleksione hadithesh. Imam Tirmidhiu ishte njėri prej atyre dijetarėve, tė cilėt kanė kontribuuar shumė nė fushėn e hadithit. Sot bota moderne i detyrohet shumė Imam Tirmidhiut pėr pėrpilimin e tij tė hadithit. Allahu na e mundėsoftė tė pėrfitojmė nga ky koleksion tepėr i ėmuar i hadithit.

*
0
*
0
Logged

Muhamed Dolaku
Oflajn
Muško
16516
Vidi Profil WWW
« Odgovori #39 u: Decembar 24, 2010, 02:05:37 »


Shejkh Falah Ismail

Shejkh Falah Ismail el-Mindikar ėshtė njė nga Dijetarėt e nderuar tė Kuvajtit. Aktualisht ai kryen funksionin e pedagogut tė Akijdes nė Fakultetin e Sheriatit nė Universitetin e Kuvajtit.

Ai ka studiuar nė fushėn e Akijdes nė Universitetin Islamik tė Medines ku ka pėrfunduar gjithashtu Magjistraturėn dhe Doktoraturėn. Atje ka studiuar me Dijetarėt mė tė famshėm qė kanė qenė nė Medine gjatė kohės kur studionte ai, nga tė cilėt pėrmendim:

Shejkh Abdul-Azijz bin Baz
Shejkh Muhamed bin Salih el-Uthejmin
Shejkh Muhamed Aman el-Xhami
Shejkh Rabij' bin Hadij el-Medkhalij
etjė

Ai ėshtė i mirėnjohur tek Dijetarėt Selefijinė si, Shejkh Ubejd el-Xhabiri, Shejkh Rabij' el-Medkhalij etj. Gjatė njė vizite nė shtėpinė e Shejkh Rabij' Ibn Hadij el-medkhalij, Shejkhut i ėuan selam nga meshejkhat e Kuvajtit dhe kur aty u pėrmend Shejkh Falah, Shejkh Rabij' tha: ėMashaėAllah, Shejkh Falah!ė

Shejkh Uasiullah el-Abbas, nga Dijetarėt e Mekkes, ka thėnė pėr Shejkh Falah: ėAi ėshtė njė nga miqtė tanė tė mirė, nga Ulematė e Kuvajtit.ė

Shejkh Falah ėshtė mjaft i zellshėm nė mėsimdhėnien e librave tė Akijdes. Ai ka moral tė lartė dhe sjellje shumė tė mira. ėshtė i butė dhe i dashur. Por ėshtė tej mase i urryer mes radhėve tė Njerėzve tė Bidatit dhe Hizbijes nė Kuvajt.

Ai gėzon njė respekt tė veėantė pėr Shejkh Muhamed el-Anxherij dhe shpesh tėrhiqet nga pyetjet rreth xhemateve dhe grupeve tė ndryshme duke ia lėnė vendin Shejkhut Muhamed el-Anxherij, duke thėnė se: ėAi ka mė shumė dije rreth tyre sesa unė.ė Me lejen e Shejkh Falah, Shejkh el-Anxherij ka bėrė shqyrtimin e ėėshtjes sė tekfirsit tė flaktė, Abdullah el-Gunejman kur ai shkoi nė Kuvajt pėr vizitė. Poashtu, edhe Shejkh Ahmed es-Subejėi e ka refuzuar atė.

Allahu e ruajt Shejkhun dhe e begatoftė Umetin me dijen e tij.

_____________________________________
Kemi pasur nderin qė shejh Falah Ismail gjatė muajve tė verės e ka vizituar Kosovėn,.

Burimi: SalafiTalk.net

*
0
*
0
Logged

Muhamed Dolaku
Oflajn
Muško
16516
Vidi Profil WWW
« Odgovori #40 u: Decembar 24, 2010, 09:35:43 »


Shejkh Sulejman Ibn Abdullah Ali-Shejkh

Ai ėshtė Muhadithi, Dijetari i Bazave tė Fesė dhe Fikėhut, Sulejman bin Abdullah, nipi i dijetarit tė madh, Imamit Muhamed bin Abdul-Uehab.

Ka lindur nė Dirėije, nė vitin 1200H (1786), nė njė kohė kur vendi ishte i mbushur me dijetarė tė mėdhenj.

E mėsoi pėrmendėsh Kurėanin dhe e lexoi (sipas rregullave tė texhuidit) me babanė e tij, Shejkh Hamd bin Nasir bin Uthman, me Shejkh Abdullah bin Fadil dhe me Shejkh Muhamed bin Ali bin Garib.

Ai mori dije rreth Ligjeve tė Trashėgimisė (Faraėid) me Shejkh Abdur-Rrahman bin Khamis.

Ishte i jashtėzakonshėm nė mbledhjen e dijes, mėsimin pėrmendėsh dhe nė intelektin e tij. Kishte njė dije tė gjerė nė fushėn e Hadithit dhe transmetuesit e tij. Po ashtu kishte dije tė madhe nė Tefsir, Fikėh, Gramatikė dhe Shkrim.

Atij iu caktua detyra e mėsimdhėnies nė Dirėije pėrkrah babait dhe dajave tė tij. Ai ishte njė mjeshtėr nė fushėn e Fikėhut, Hadithit dhe Tefsirit.

Ka shkruar shumė libra, nga tė cilėt pėrmendim:

Tejsirul-Azijzul-Hamijd fij Sherh Kitabut-Teuhijd, shpjegimi i librit tė famshėm tė gjyshit tė tij Kitabut-Teuhijd
Euthek ėUral-Iman [Kapja mė e Fuqishme pas Imanit]
Hukm Muwalat Ehlil-Ishrak [Gjykimi i Miqėsisė me Mosbesimtarėt]
Hukmus-Safr ila Biladish-Shirk [Gjykimi i Udhėtimit pėr nė vendet e Shirkut]
Risale fij Bejan ėadedel-Xhumuėa [Broshurė pėr Sqarimin e Numrit qė duhet pėr Xhumanė]
Hashije alel-Mugni fijl-Fikėh [Shėnime rreth librit el-Mugni]
Teudijh ala Teuhijdul-Khalak fij Xheuab Ehlil-Irak, nė tė cilin refuzon khatibin e Xhamisė Sulejman Pasha, Abdullah er-Raui.

Ai urdhėronte pėr mirėsi dhe ndalonte nga e keqja dhe nuk i frikėsohej askujt qė i kundėrvihej.

Disa hipokritė thurėn kurth kundėr tij, duke u ankuar tek Ibrahim Ibn Muhamed Ali Pasha, pasi qė ai kishte hyrė nė Dirėije dhe e kishte pushtuar atė. Ibrahim Pasha e thirri atė dhe nė praninė e tij nxori instrumente muzikore, duke nxitur nervat e tij me tingujt muzikorė. Pastaj urdhėroi qė ta ėonin nė varreza dhe pastaj u dha urdhėr ushtarėve tė tij qė tė hapnin zjarr. Ata e shpartalluan trupin e tij me plumbat e tyre.

U vra nė vitin 1233H (1818). Allahu e mėshiroftė dhe e pranoftė si shehid!

*
0
*
0
Logged

Muhamed Dolaku
Oflajn
Muško
16516
Vidi Profil WWW
« Odgovori #41 u: Decembar 24, 2010, 09:41:37 »


Shejkh Sulejman bin Sahman

Qyteti Tabale, njė nga rajonet e Bijshas, ishte vendlindja e stėrgjyshėrve tė tij. I ati u shpėrngul prej aty pėr nė qytetin Saka, ku edhe u martua. Ai pati tre fėmijė, njė nga tė cilėt ishte Shejkh Sulejmani, i cili u lind mė 1266H.

Kur ushtria Turke pushtoi zonėn malore tė Asirit, krahinė kjo mes Arabisė Saudite dhe Jemenit, i ati i tij emigroi pėr nė Rijad duke e marrė me vete atė bashkė me vėllanė e tij, Muhamedin. Aty, ai mėsoi tek Shejkh Abdu-Rrahman bin Hasen dhe tek djali i tij, Abdul-Latijf bin Hasen. Studioi, gjithashtu, tek Shejkh Hamd bin Atik, tė cilin e shoqėroi pėr njė periudhė kohore jo mė pak se shtatėmbėdhjetė vjet, duke pėrparuar kėshtu nė studimet dhe hulumtimet e tij.

Allahu i dha kuptim tė mprehtė, kujtesė tė jashtėzakonshme dhe inteligjencė. Ishte mjaft i shkathėt nė shkrim dhe mund tė shkruante ėdo gjė qė i transmetonin mėsuesit e tij. Nė kėtė mėnyrė ai fitoi superioritet nė shumė shkenca Islame, si nė Teuhijd, Hadith, Fikėh, Tefsir, Usul dhe Nahw (Gramatikė). Pas vdekjes sė mėsuesve tė tij, ai filloi tė jepte mėsim e tė pėrhapte dijen e saktė dhe tė dobishme, dhe nisi tėi refuzonte armiqtė e Islamit e tė mbronte Imamėt e Dauetit dhe pėrkrahėsit e tij, qoftė me prozė apo me poezi. Ai u bė Imam nė Fe, tė cilin njerėzit e pasonin dhe e shikonin si njė simbol tė udhėzimit.

Ishte i palodhur nė hulumtimet e tij akademike dhe nė mėsimdhėnie. Ai i donte studentėt e dijes dhe tregohej i dashur me ta. Nga studentėt e tij pėrmendim:

Shejkh Abdullah bin Abdul-Azijz el-Ankari
Shejkh Umer bin Hasen Ali-Shejkh
Shejkh Abdul-Azijz bin Salih bin Murshid
Shejkh Abdul-Latijf bin Ibrahim
Shejkh Ibrahim bin Husejn e tė tjerė.

Kurse nga librat qė shkroi pėrmendim:

1. Minhaxh Ehlil-Haki uel-ėIttibaė fij Mukhalefeti Ehlil-Xhehl uel-ėIbtidaė (Metodologjia e Pasuesve tė Hakut dhe Gjurmėve tė Selefėve nė Kundėrshtimin e Pasuesve tė Injorancės dhe tė Shpikjes), njė libėr i fuqishėm, nė tė cilin ai refuzon shumė nga idetė e devijuara, qė ishin mjaft tė pėrhapura atė kohė, tė cilat arrinin kulmin e tyre deri nė tekfir, sharjen e dijetarėve dhe braktisjen e tyre.
2. Tebriėetush-Shejkhajn el-Imamejn min Tezuir Ehlil-Kedhib (ėlirimi i Dy Dijetarėve Imamė nga Shpifjet e Gėnjeshtarėve) ė libėr i cili mbron Shejkh Muhamed bin Ismaėil es-Sanėanin dhe Shejkh Muhamed bin Abdul-Uehabin nga disa thėnie tė rreme qė u janė atribuuar atyre.
3. Tenzihush-Sheriėat ėanil-Elfadush-Sheniėat
4. Es-Seuaėikul-Mursela esh-Shihabije
5. Ed-Dijaush-Sharik
6. Keshfush-Shubhatejn
7. Kametul-Huxhxhe ued-Delil
8. Er-Rad ėala Xheridetil-Kible
9. El-Xhehr bidh-Dhikr baėdes-Salat
10. Munasahatil-Imam Uehb bin Munebih

Ai ishte njė Dijetar mjaft i respektuar. Nė mexhliset e tij nuk diskutonte fare ėėshtje tė dynjasė. Ishte i dobėt dhe i lyente flokėt me kėna.

Nga fundi i jetės sė tij humbi shikimin dhe vdiq mė 1349H, Allahu pastė mėshirė pėr tė.

*
0
*
0
Logged

Muhamed Dolaku
Oflajn
Muško
16516
Vidi Profil WWW
« Odgovori #42 u: Decembar 24, 2010, 09:46:50 »


Muhamed Emin esh-Shenkijti

Ai ėshtė dijetari i famshėm, mufesiri i Kurėanit, Shejkh Muhamed el-Emin Ibn Muhamed el-Mukhtar Ibn Kadir el-Xhekni esh-Shenkijti. Emri i tij ishte Muhamed el-Emin, ashtu sikurse emri i babait tė tij (Muhamed el-Mukhtar), pasi ky emėr i kombinuar vinte nga tradita e njerėzve tė origjinės sė tij. Ka lindur nė vitin 1325H nė krahinėn e njohur me emrin Shenkijt, e cila shtrihet nė pjesėn lindore tė shtetit tė Mauritanisė, kurse Mauritania ėshtė njė shtet Afrikan, qė kufizohet nė veri nga brigjet e Oqeanit Atlantik, nė jug me Marokun dhe Algjerinė, dhe nė lindje me Senegalin.

Prejardhja e tij shkon pas tek Jaėkub bin Xhakin, i cili ishte paraardhėsi i fisit tė madh nga vjen Shejkhu, fisi i njohur i Xheknive.

Ai lindi nė njė familje fetare, qė pėrbėhej nga burra e gra me dije. Mamaja e tij ishte martuar me djalin e xhaxhait tė saj. Ai i studioi aspektet kryesore tė dijes dhe shkencat e Kur'anit me dajat, kushėrinjtė dhe kushėrirat e tij, dhe i kreu studimet nė fusha tė ndryshme tė Fesė me dijetarėt mė tė mėdhenj tė vendit tė tij, si nė Tefsir, Hadith, Fikėh, Usul, Nahw, Sarf, Belaga etj.

Ai e ndiqte medhėhebin Maliki pa kaluar nė pasim tė verbėr dhe pa fanatizėm, sepse rėndėsi pėr tė kishte argumenti.

Pasi kreu studimet fetare, ai punoi si mėsues dhe gjykatės nė juridiksionin familjar. Njerėzit drejtoheshin tek ai pėr tė kėrkuar gjykim mbi problemet e tyre. Gjykimi dhe vendimet e tij zbatoheshin dhe pėrforcoheshin nga tė gjithė, madje edhe nga qeveria nė atė kohė.

Nė vitin 1367 H ai shkoi nė Arabinė Saudite pėr tė kryer Haxhin dhe aty filloi tė jepte mėsim nė nė Xhaminė e Profetit. Drejtuesit e Xhamisė u njohėn me tė dhe i kėrkuan qė tė qėndronte nė Haramejn (rrethina e Mekės dhe Medinės) pėr tė dhėnė mėsim dhe pėr dobi tė pėrgjithshme.

Mė 1371 H u thirr pėr tė dhėnė mėsim nė Institutin Edukativ nė Rijad. Pastaj kaloi nė Medine pėr tė dhėnė mėsim nė Universitetin Islamik aty.

Nga studentėt qė mėsuan me tė pėrmendim:

Imam Abdul-Azijz bin Baz
Imam Muahmed Ibn Uthejmin
Shejkh Salih el-Feuzan
Shejkh Muhamed Aman el-Xhami
Shejkh Rabij' Ibn Hadij el-Medkhalij dhe shumė tė tjerė.

Midis tyre ishte edhe Atije Muhamed Selim, i cili e pėrfundoi veprėn madhėshtore tė Imam Shenkijtit Aduaul-Bejan pas vdekjes sė tij.

Nga veprat qė ka lėnė pas pėrmendim:

1. Aduaul-Bejan fij Tefsiril-Kur'an bil-Kur'an, qė ėshtė njė vepėr voluminoze e jashtėzakonshme mbi Tefsirin e Kur'anit.
2. el-Mudhekira fij Usulil-Fikėh, qė ėshtė njė broshurė rreth Parimeve tė Fikėhut.
3. Adabul-Behėth uel-Munadhera
4. Elfije fil-Mantik Dafėu Ijham el-Idtirab ėan Ajatil-Kitab
5. Menėu Xheuaz el-Mexhaz
6. Mendhume fil-Feraėid. Libėr mbi Ligjet e Trashėgimisė
7. Furėu Malik, tekst poetik
8. Sherh ėala Marakij es-Saėud
9. Sherh ėala es-Sulem
10. Ansabul-Arab, tekst poetik
11. Menahixh ue Dirasat li-jetil-Esma ues-Sifat, leksion i mbajtur nė Universitetin Islamik mė 13 Ramadan, 1382 H.

Shejkhu vdiq mė 17 Dhul-Hixhe 1393 H nė Meke, kur u kthye nga Haxhi. U varros nė varrezat Miėela dhe Xhenazja iu fal nė Qabe pas namazit tė Drekės tė po asaj dite. Xhenazen e priu Shejkh Abdul-Azijz bin Bazi, pas tė cilit u fal njė numėr i konsiderueshėm njerėzish.


*
0
*
0
Logged

Muhamed Dolaku
Oflajn
Muško
16516
Vidi Profil WWW
« Odgovori #43 u: Decembar 24, 2010, 09:57:22 »


Nasir es-Sa'dij

Ai ishte Ebu Abdullah Abdu-Rrahman Ibn Nasir Ibn Abdullah Ibn Nasir Ali-Saėdij nga fisi Beni Temijm.

Lindi nė qytetin e Unejzes, nė krahinėn Kasim, mė 12 Muharrem tė vitit 1307H/1886EK. E ėma i vdiq kur ai ishte katėr vjeė, kurse babai i vdiq kur ai ishte shtatė vjeė.

E mėsoi Kur'anin dhe u specializua nė shkencėn e leximit tė tij, pėrpara se ai tė arrinte moshėn njėmbėdhjetė vjeėare. Mė pas, filloi tė aktivizohej nė kėrkimin e dijes, duke studiuar me dijetarėt e qytetit tė tij dhe ata qė shkonin aty pėr vizitė.

Mėsuesit e tij

Prej mėsuesve tė tij tė famshėm qenė: Prej mėsuesve tė tij tė famshėm qenė:
Shejkh Ibrahim Ibn Hamid Ibn Jasir (v.1338H),
Shejkh Muhamed Ibn Abdul-Kerijm esh-Shibil (1343H), me tė cilin studioi fikėh dhe gjuhėn Arabe,
Shejkh Abdullah Ibn Aėid el-Harbi (1322H),
Shejkh Saėd Ibn Abdullah et-Tuvejxhiri (1353H),
Shejkh Ali Ibn Muhamed es-Sinani (1353H),
Shejkh Ali Nasir Ebu Uadaji (1361H), me tė cilin studioi gjashtė pėrmbledhjet me hadithe (Kutubus-Sitteh) dhe mori ixhaze prej tij,
Shejkh Salih Ibn Uthman (v.1351H), gjykatėsi i Unejzes, me tė cilin studio teuhijd, tefsir, usul-fikėh dhe shkencat e gjuhės Arabe,
Shejkh Muhamed Ibn esh-Shejkh Abdul-Azijz el-Manėi (v.1361H),
Shejkh Muhamed Emin Shenkijti (1351H), me tė cilin studioi tefsir, hadith dhe shkencat e gjuhės Arabe,
Shejkh Muhamed Ibn Abdullah Ibn Selim (v.1323H),
Shejkh Ibrahim Ibn Salih el-Kahtani (v.1343), e tė tjerė veė tyre.

Ka filluar tė japė mėsim kur ka arritur nė moshėn 23 vjeėare, ndėrkohė qė ende i vazhdonte studimet e tij.

Sidoqoftė, kushdo qė ka thėnė se mėsuesit e tij qenė Ibn Tejmija dhe nxėnėsi i tij Ibnul-Kajjim, vėrtet qė ka folur tė vėrtetėn, sepse ai ishte padyshim njė student entuziast i librave tė tyre.

Studentėt e tij

Studentėt e tij ishin tė shumtė nė numėr, nga tė cilėt mjafton tė pėrmendim disa prej tyre:
Shejkh Muhamed Ibn Salih el-Uthejmin (v.1421H), i cili pėrfitoi shumė nga Shejkhu.
Shejkh Sulejman bin Ibrahim el-Bassam (v.1377H)
Shejkh Abdullah bin Abdul-Azijz el-Muwetta (v.1354H)
Shejkh Abdullah Ibn Abdul-Azijz el-Akijl
Shejkh Ali bin Hamid es-Salihi
Shejkh Abdullah bin Abdur-Rrahman Salih el-Bassam
Shejkh Abdul-Azijz Ibn Muhamed es-Selman
Shejkh Ali Ibn Esleim (v.1418H)
Shejkh Muhamed Ibn Salih el-Khuzejjim (v.1394H)
Shejkh Muhamed Ibn Abdul-Azijz el-Muwetta (v.1387H)

Personaliteti i tij

Tipari i tij mė madhėshtor ishte sjellja e tij fisnike. Ai ishte jashtėzakonisht i pėrulur me tė moshuarit dhe tė rinjtė, dhe do tėu fliste tė gjithė njerėzve sipas nivelit tė tyre tė tė kuptuarit. Ai qėndronte indiferent dhe ishte i vetėpėrmbajtur ndaj vezullimit tė kėsaj dynjaje dhe joshjeve tė jetės. Nuk i interesonte atij as pozita, as pushteti e as madhėshtia.

Ai ishte shumė i edukuar dhe kishte njė intelekt tė gjerė, prandaj askush nuk mund ta arrinte nė atė kohė. Pėrveė kėsaj, ai u mbėshtet veėanėrisht tek mėsimet e Shejkhul-Islam Ibn Tejmijes dhe Ibn Kajjimit, tė cilėt qė tė dy janė njohur pėr aftėsi tė mprehtė nė kuptimin e ėėshtjeve dhe dijen e gjerė qė posedonin. Shejkhul-Islam Ibn Tejmije nuk ishte i rreptė nė mendimet e tij apo nė pasimin e mendimeve tė tė tjerėve; ai kishte ixhtihadate dhe pėrfundime tė cilat shpesh binin nė kundėrshtim me mendimet e Katėr Imamėve. Kjo ishte arsyeja pėrse Shejkh Saėdi u ndikua kaq shumė nga Ibn Tejmija.

Ai gjithashtu lexonte shumė, pėrfshi revistat qė vinin nga India, Egjipti apo Siria. Madje Shejkh Muhamed bin Salih el-Uthejmin (rahimehullah) i ka thėnė Shejkhut Muhamed es-Sagair se Imam Saėdi i kishte thėnė atij (Ibn Uthejminit). kohė mė pėrpara, se po mendohej tė bėhej koordinimi i dridhjeve tė zėrit nė ajėr nė mėnyrė qė tė njihen fjalėt qė udhėtojnė nė ajėr dhe tė identifikohen njerėzit qė i kanė thėnė. Shkencėtarėt ende janė duke bėrė kėrkime nė kėtė fushė, kurse Shejkh Saėdi ka folur pėr njė gjė tė tillė para 60 vjetėsh. Pėr mė tepėr, ai ishte njė nga tė parėt qė ka folur rreth ėėshtjes sė transplantimit tė organeve, gjė tė cilėn ai e ka konsideruar tė lejuar. Tė gjithė ata qė shkruajnė sot nė lidhje me transplantimin e organeve e pėrmendin emrin e tij si njė pikė referimi madhėshtore.

Veprat e tij

Shejkhu ėshtė njohur gjithashtu pėr shkrimin, publikimin, kėshillimin dhe korrigjimin e disa publikimeve nė atė kohė. Ai dallohej nė stilin e tij tė veėantė tė shkrimit tė librave. Pėrdorte zakonisht njė gjuhė tė lehtė, jo shumė komplekse dhe lehtėsisht tė kuptueshme. Ka shkruar shumė libra, prej tė cilėve pėrmendim:

Tefsirul-Kurėan nė tetė volume,
Hashijeh Fikėhijeh,
el-Kauaėid uel-usul el-Xhamiėah uel-Furuk uet-Tekasimul-Bedijėetun-Nafiėah
Diuan Khutab,
el-Kauaėidul-Hisan,
Tenzihud-Dijn,
Rad alel-Kasimi,
el-Hakkul-Uadih el-Mubejjin,
Behxhetu Kulubul-Ebrar,
er-Rijadun-Nadhirah, e shumė tė tjerė.

Vdekja e tij

Shejkhu vdiq nė moshėn 69 vjeėare, pėr shkak tė njė sėmundjeje nga e cila vuajti gati pėr pesė vjet. Ka vdekur ditėn e 24 tė muajit Xhumadeth-Thanij, nė vitin 1376H (1955), pasi e kishte shpenzuar krejt jetėn e tij nė shėrbim tė dijes. U varros nė Unejze. Xhenazeja iu fal pas namazit tė drekės, nė Xhaminė e Madhe tė qytetit, ku morėn pjesė shumė njerėz.

Allahu e mėshiroftė atė

*
0
*
0
Logged

Muhamed Dolaku
Oflajn
Muško
16516
Vidi Profil WWW
« Odgovori #44 u: Decembar 24, 2010, 10:04:06 »


Shejh Abdul-Aziz Ibn Abdullah Ibn Abdur-Rahman Ibn Baz

Ebu Abdullah Shejh Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Abdur-Rahman Aal-Baz u lind nė qytetin e Rijadit nė Dhul-Hixhe 1330 P.H./1909 p.e.s.

Ai e memorizoi Kurėanin nė vitet e hershme tė tija dhe pastaj pėrvetėsoi dituri nga shumė dijetarė tė Mbretėrisė. Disa nga mėsonjėsit e tij qenė Shejh Muhamed ibn Abdul-Latif Aal-Shejh, Shejh Salih ibn Abdul-Aziz Aal-Shejh dhe eminenca e tij Shejh Muhamed ibn Ibrahim Aal-Shejh i cili, nė kohėn e tij, ishte Mufti i Arabisė Saudite. Shejh ibn Baz shoqėroi Shejhun eminent dhe mėsoi prej tij pėr dhjetė vite. Kėshtu ai pėrfitoi edukim fetar nga familja e Imam Muhamed Ibn Abdul-Uehabit.

Mė vonė, Shejh ibn Baz qe caktuar si Drejtėsi dhe punoi pėr katėrmbėdhjetė vite nė drejtėsi derisa qe caktuar si zėvėndės nė fakultetin edukativ. Ai mbeti i angazhuar nė mėsime pėr nėntė vite nė Kolexhin e Ligjit Islamik nė Rijad, Instituti Fetar i Rijadit. Pastaj ai qe emėruar zėvendės Rektor i Universitetit Islamik, el-Medine; por sė shpejti pas kėsaj, ai qe bėrė Rektor me tė gjitha kompetencat administrative. Mė vonė, ai qe emėruar Kryetar i Kryesisė sė Hulumtimit Islamik, Ifta, Thirrje dhe Propagim, Mbretėria e Arabisė Saudite.

Ai mbajti pozitėn e Muftiut tė Madh tė Arabisė Saudite, Kryesinė e shumė Komiteteve dhe Kėshillave Islamike, duke qenė mė tė rėndėsishmet nga kėto: Komiteti i Dijetarėve tė Mbretėrisė, Komiteti i Pėrhershėm pėr Hulumtim Islamik dhe Fetva, Komiteti Themelues i Ligės Botėrore Muslimane, Kėshilli Suprem Botėror pėr Xhamitė, Asambleja e Jurisprudencės Islamike, Meke; dhe anėtar i Kėshillit Suprem tė Universitetit Islamik tė Medines, dhe Komiteti Suprem pėr Propagim Islamik, derisa ndėrroi jetė tė Enjten mė 27 Muharrem 1420 P.H./Maj 13 1999 p.e.s. Allahu e mėshiroftė shpirtin e tij, .

*
0
*
0
Logged

Stranica: 1 2 [3] 4 Idi gore Printaj 
« prethodno sljedeće »
Skoci na:  

Posjetilaca: 67949554
Copyright © IslamBosna.ba
Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006, Simple Machines